• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 ‘fatkeqësitë’ që mund të ndodhin në 2017

by A R
10/01/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia në dorën e “Lëvizjes 5 Yjet”, fundi i Evropës, një sulm i mundshëm bërthamor nga Koreja e Veriut, rënia e ekonomisë së Kinës. Janë pak a shumë këto fatkeqësitë që parashikohen nga bankat tregtare për vitin që sapo ka filluar.

Media italiane “Il Tempo” ka përmbledhur disa analiza të bankave të ndryshme për të sjellë ato që mund të jenë fatkeqësitë e vitit 2017. Mundësia që të ndodhin nuk është shumë e lartë, megjithatë duhen marrë në konsideratë.

Zgjedhje të parakohshme në Itali: Nëse kryeministir Gentiloni nuk ia del të çojë para mandatin, në pushtet mund të vijë “Lëvizja 5 Yjet”. Mund të bëhej një referendum mbi euron dhe një rikthim te lireta. Do të hapej kështu një fazë paqartësisht dhe Italia do të rrezikonte një periudhë plot dyshime e krizë.

Fundi i BE: Një fitore e ekstremit të djathtë në Holandë, Francë apo Gjermani në vitin që sapo hymë, do të sillte padyshim fundin e Europës, siç e njohim të gjithë.

Lamtumirë “ashpërsisë”: Partitë tradicionale do të pranojnë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ringjallur ekonominë me programin e ashtuquajtur të ashpërsisë. Do të ketë një shpërndarje të madhe obligacionesh europiane, kundër ashpërsisë gjermane. Fillimisht do të ketë një orientim ndaj projekteve infrastrukturore për 1 miliard euro, në mënyrë që të tërhiqen kapitale.

Koreja e Veriut: Kim Jong Un po zhvillon një program bërthamor dhe ka premtuar se do ta përfundojë brenda 2017. Kërcënimi i tij drejtuar SHBA, nëse do bëhej realitet, do të shkaktonte një kaos të paparë ndonjëherë, dhe jo vetëm në tregjet financiare.

Pekini: Kina është konsumatori më i madh në botë për lëndën e parë dhe prodhon rreth 15 përqind të GDP botërore. Rënia ekonomike e Kinës do të hidhte në erë ekuilibrat botërore. Një ngadalësim i Kinës është parë në vitet e fundit dhe nëse thellohet gjatë këtij viti, tregjet financiare do të pësonin kolaps.

Dollari dhe paratë virtuale: Nëse Trump do të rrisë shpenzimet shtetërore, do të thellohet borxhi duke bërë që të shtohen taksat dhe inflacioni. Dollari do të kapë shifra astronomike. Kjo do të bënte që shumë vende të kërkonin një valutë alternative ose do drejtoheshin te paratë virtuale si “Bitcoin”.

Proteksionizmi: Shtimi i proteksionizmint amerikane dhe fundi i tregtisë së lirë janë një prej planeve të Trumpit. Por kjo mund të sjellë një luftë tregtare me Kinën dhe shkatërrimin e aleancave tregtare që ekzistojnë aktualisht.

Next Post
Jojo Babie, “bomba” e këtij fillimviti që të mahnit me format e saj (GALERI)

Jojo Babie, "bomba" e këtij fillimviti që të mahnit me format e saj (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In