• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

7 905 objekte të dëmtuara nga tërmeti, kreu i Institutit të Ndërtimit: Vijojmë inspektimet nga ekspertët

by Java News
11/01/2020 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 7 905 objekte të cilat konsiderohen të pabanueshme nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit.

Ndërkohë me terma teknikë “ds2” dhe “ds3”, pra të dëmtuara, klasifikohen mijëra shtëpi të tjera që konsiderohen të dëmtuara lehtë dhe të dëmtuara mesatarisht dhe që numërohen 8 748 objekte të prekura nga tërmeti.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu gjatë një interviste televizive u shpreh se “objekte te pabanueshme që janë “ds4” dhe “ds5”, që ne i konsiderojmë objekte me dëmtime të rënda ne kemi afërisht në Tiranë rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi, në Durrës 62 pallate dhe 557 shtëpi, në Kavajë 25 pallate dhe 30 shtëpi, në Shijak 30 pallate dhe 550 shtëpi, në Vlorë 24 pallate dhe 596 shtëpi dhe në Kamëz 12 pallate dhe 150 shtëpi. Ne i kemi klasifikuar që këtu nuk duhet të qëndrohet brenda pasi ka rrezikshmëri. Pastaj sipas VKM-së që ka dalë ne do bëjmë ekspertizën e thelluar dhe do të shohim kush prej tyre është i riparueshëm dhe kush është i pariparueshëm”.

“Sot ekspertët gjenden për ekspertizë të thelluar në 20 objekte në Vorë, rezulton se aty disa pallate duhen demoluar. Nesër do jemi në Krujë, Lezhë”, tha Hysenlliu, por për shumë pallate të dëmtuara rëndë prokuroria mendon se përgjegjësia nuk është vetëm e tërmetit.

Prokuroritë vazhdojnë njëkohësisht hetimet dhe siç deklaron Prokuroria e Durrësit janë nën hetim 235 çështje që lidhen me cilësinë e ndërtimeve jo vetëm pallate por edhe shkolla, e njëjtë sikurse edhe në Prokurorinë e Krujës është përfshirë në hetim edhe shembja e një shkolle e rikonstruktuar gjatë verës 2019.

Edhe akuza e kryeqytetit ka bashkuar në një të vetme dosjet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonat e Komunës së Parisit, Kombinat, Yzberisht, Porcelan dhe Vorë dhe ku një sërë firmash ndërtimi, inxhiniere dhe kolaudues janë vendosur nën hetim.

Në këto hetime janë angazhuar edhe ekspertë nga fusha e inxhinierisë. Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit tha se prokuroria është ajo që përcakton se çfarë materialesh apo objektesh i nevojiten për hetim. /ata/

Next Post
Makina përplaset me trafikndarësen dhe përfundon e përmbysur, shpëton mrekullisht shoferja

Makina përplaset me trafikndarësen dhe përfundon e përmbysur, shpëton mrekullisht shoferja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

“Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese

January 31, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

January 31, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

Protesta e 10 shkurtit-Berisha flet për skenarin: Qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin? Jemi drejt kësaj rruge! Porosia për drejtuesit e PD

January 31, 2026
‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

January 31, 2026
Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

January 31, 2026
Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

January 31, 2026
Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

January 31, 2026
Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In