Në orën 20 të së hënës nisi të shfaqet Galaja e Festës së Pranverës 2026 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG), një festë kulturore “e gëzueshme, e mbarë dhe e fatmirë”. E gjithë mbrëmja rrodhi lirshëm dhe ishte plot surpriza, duke integruar joshën kulturore dhe ndjesinë e shkencës dhe teknologjisë me stilin ndërkombëtar dhe duke u bashkuar në një “pjesë prekëse të Vitit të Ri”, e cila shoqëroi kinezët në mbarë botën dhe miqtë e huaj për të kaluar një Vit të Ri Kinez të bukur dhe frymëzues.
Sipas statistikave fillestare, deri në orën 24 të datës 16 shkurt, transmetimi i drejtpërdrejtë i Galasë së Festës së Pranverës 2026 të CMG-së u ndoq nga gjithsej 677 milionë përdorues në platforma të ndryshme mediatike, 43.7 për qind e të cilëve të rinj, me një rritje 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë janë bërë 13.5 miliardë transmetime sipas kërkesës së përdoruesve në platformat e mediave e reja.
Ndikimi i kësaj galaje në vende të tjera është zgjeruar më tej. Ajo u transmetua paralelisht nga afro 4 000 media jashtë Kinës, me një rritje prej 37.95 për qind në krahasim me shifrën e vitit të kaluar.











