Policia e Shkodrës ka sekuestruar në pikën kufitare të Hanit të Hotit 66 kg kanabis.
Sasia e drogës është gjetur në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe. Në bazë të informacioneve të sigurara policia ka nisur një operacion për krehjen e zonës ku u gjetën 4 çanta me kanabis.
Ndërkaq policia pritet të identifikojë dhe të kapë autorët e dyshuar, të përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që hetimet i janë referuar dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.