Nderkohe qe sot eshte dita me numrin me te ulet te rasteve te reja ne 24 ore, qe prej 8 javesh nga shperthimi i koronavirusit, edhe gjendja ne dy spitalet COVID paraqitet e qendrueshme.
Ministria e Shendetesise ka bere me dije se ne 24 oret e fundit, jane sheruar edhe 4 qytetare te tjere.
“Ne total, 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve”- tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, gjate deklarates se sotme per mediat.
Sipas saj, në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete”- theksoi ajo.
Nderkohe, raportohet se me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.
COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)
Testime totale 11089
Testime molekulare 10559
Testime serologjike 530
Raste pozitive 872
Raste të shëruara 654
Raste Aktive 187
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 56
Shkodër 17
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1
g./kosovari











