• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

64-vjeçari nga Puka mes lotëve: Vrava gruan padashje, doja të gjuaja viçin me mjet prerës për ta futur në stallë

by Java News
02/02/2023 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet emisionit “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, Nikolla Gjet Noci nga Puka, ka bërë një prezantim të vetes dhe jetës që ai bën për të njohur një partnere të re që mos ta kalojë pjesën tjetër të mbetur të jetës, vetëm. Ai ka treguar mes lotëve edhe për të shkuarën e tij jo fort të mirë. Zoti nuk i dha një fëmijë dhe ka jetuar vetëm me gruan. Pavarësisht se nuk kishin fëmijë, ata kanë qenë të lumtur bashkë dhe kanë kaluar një jetë të mirë.

Në 2009 jeta e tyre mori një kthesë tjetër, kur ai pa dashje, duke tentuar të fuste viçin në stallë, ka vrarë gruan me një mjet prerës, të cilën e la të vdekur menjëherë. Ai u fut në burg dhe kreu dënimin që meritonte. I gjithë rrëfimi i Nikollës ka qenë me lot në sy dhe ka preferuar që të jetë i sinqertë në çdo gjë që thotë sepse nuk mund t’i mbajë të fshehte jetën e tij  dikujt që pretendon ta njohë dhe të krijojë sërish një familje.

Nikollë Gjet Noci: Unë quhem Nikollë Gjet Noci, lindur dhe banuesi i fshatit Gojani i Madh rrethi Pukë. Datëlindja ime është 1959, unë jam pensionist. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë që në fëmijëri për shkak se regjimi na sulmoi për arsye se nuk u futëm në kooperativë dhe ai sistem mori vendim, nuk na la të punojmë.

Në vitin 1981 u fejova, isha rreth 29 vjeç dhe u njohëm me dashuri, me anë të njohjes, pamjes fizike dhe me lejen e prindërve të të dy palëve u martuam dhe kemi kaluar një jetë të lumtur. Ajo ishte shumë punëtore, shumë e zgjuar dhe unë pata një humbje shumë të madhe me vdekjen e saj. U mundova ta respektoja në mënyrën time, kemi pasur me gruan time një harmoni shumë të madhe dhe aty më erdhi dhe humbja.  Fëmijë kam, nuk u realizua, iku mosha, iku jeta. Mua më respektojnë, edhe fshati më thërrasin bac, në shenjë respekti që nuk kam fëmijë. Edhe mosha 50-60 vjeçe mua më thërrasin bac, pra kanë një respekt për mua dhe unë për ata.  

Unë atë e kam dëmtuar vetë me duart e mia, me pahir. Unë kam mbajtur vazhdimisht 2-3 lopë dhe çdo viç i lopës ose çdo bagëti që del nga stalla ai nuk ka parë dritë dhe është shumë e vështirë për ta futur brenda. Ne u munduam ta izolojmë dhe ta fusim në stallën ku na doli bashkë me gruan. Ai ishte shumë i vështirë, unë me pahir për të qëlluar viçin për ta ndaluar, e kam goditur gruan me një mjet prerës dhe i është shkaktuar vdekje e menjëhershme.

Pasi ndodhi kjo, kam lajmëruar policinë, ka ardhur policia, jam arrestuar, jam dënuar me 8 vite burg. Me sjellje të mirë, me ligjet e shtetit, kam përfituar rreth dy vite, kam dalë me 6 vite e pak muaj, jam liruar. Kur dola nga burgu, mbajta shpresë se dikush do më ndihmojë nga njerëzit e mi. Jo se nuk donin të më ndihmonin, por nuk kishin iniciativë për të hyrë për një person tjetër që të kem në krahë një grua.

Në 2009 kam dalë nga burgu dhe jetoj vetëm. Punoj si çdo njeri tjetër dhe akoma nuk e kam humbur atë fuqinë e punës, pasioni im është pak blegtori dhe pak bujqësi. Blegtoria më ndihmon shumë se kaloj stresin me to, në ambient të pastër. Merrem dhe me bujqësi, mbjell misër, jonxhe, probleme ekonomike nuk kam. Këtu kam vëllain me dy djemtë, shtëpinë  gjysmën, e kam unë, gjysmën e ka vëllai. Jetojmë në dy oborre dhe kalojmë shumë, shumë mirë. 

/s.f

 

 

Next Post
FOTO/ Opozita bllokon foltoren, deputeti i PS kapet “mat” duke luajtur shah gjatë seancës parlamentare

FOTO/ Opozita bllokon foltoren, deputeti i PS kapet “mat” duke luajtur shah gjatë seancës parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In