Dy ish-drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës janë shpallur sot nga Gjykata si të pafajshëm.
Organi i drejtësisë ka hedhur poshtë kështu pretendimet e Prokurorisë, e cila i akuzonte Ndrea Prendin dhe Artan Hoxhën për një dëm prej rreth 616 milionë lekësh.
Mbi Prendin dhe Hoxhën rëndonte akuza e shpërdorimit të detyrë. Po sot, gjykata dha 1 vit burg për Shqipe Jasimin për falsifikimin e dokumenteve.