Familjarët e 61-vjeçares, Fatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Fierit.
Sipas vajzës së 61-vjeçares, ata e kanë dërguar nënën e tyre në urgjencë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe në mes të shpatullave, por theksoi se mjekia e ka përcjellë në shtëpi duke i thënë që “ke ankth e stres”.
Por, Klotina Topulli shtoi se në momentin që nëna e tyre u kthye në shtëpi filloi të ndihej akoma më keq prej ilaçeve dhe e dërguan sërish në spital me makinë, por 61-vjeçarja vdiq sapo mbërriti tek dera e spitalit.
“Ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale”, u shpreh e bija.
Ndërsa shtoi: “Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.
Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.”
E bija e 61 vjeçares, Klotina Topulli: E ka marrë mamin vëllai në 09:50 e ka çuar në urgjencën e spitalit, mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin.
I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë. Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.
Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.
E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po vonohej, morëm makinën tonë dhe e çuam.
Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 09:50 në spital.
Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.
Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.
/a.r
Keshtu do jete Shqipria e 2030,me kta hajdute,barbare e vrases,votoni perseri 2 monstrat e k/hajdutin edvin karapushtin.Me kta ska te ardhme,jo vetem ne 2030,pore ase ne 2300,prandaj ti thirrim mendjes,mose ti votojme kta ndytsira,jane antishqiptare.