• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

61% të pakënaqur me qeverinë. Ndërkohë, 73% të pakënaqur me opozitën…

by Eduard Zaloshnja
15/09/2023 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në mesjavë publikova një sondazh në Report TV për çështjet e nxehta të ditës (Beleri, ndryshimet në qeveri), por edhe mbi vlerësimin e shqiptarëve për aktivitetin e derisotëm të qeverisë dhe opozitës në përgjithësi.

Nga përgjigjet e të anketuarve (që përfaqësonin statistikisht me përafërsi të gjithë banorët e rritur të vendit), rezultoi se 61% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për punën e qeverisë deri më sot. Nga ana tjetër, rezultoi se pothuaj 73% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi.

Sa më sipër mund të jetë gjetja më domethënëse e këtij sondazhi. Pakënaqësia e shqiptarëve është e madhe ndaj të dyja krahëve të politikës, por goxha më e madhe ndaj opozitës. Në kushte normale, në një vend normal, pakënaqsia e elektoratit duhej të ishte më e madhe ndaj një qeverie në pushtet prej një dekade (e me shumë skandale korrupsioni të regjistruara në gjykata), se sa ndaj opozitës që e kritikon qeverinë dhe që duhet të japë shpresë për një qeverisje më të mirë, në qoftë se vjen në pushtet.

Por në Shqipëri, opozita ka dy vjet që grindet mes vedit, ndërkohë që udhëheqës të saj shpallen persona non grata nga aleatët strategjikë perëndimorë. Halli i tyre ka qenë deri më sot se sa vota do të marrin kandidatët e Bashkimit për Fitore dhe sa të PD-së zyrtare, ndërkohë që PS-ja ka fituar pothuaj në të gjitha bashkitë.

Me pak fjalë, siç tregon edhe sondazhi, shqiptarët janë të detyruar që, mes dy të këqijave, të zgjedhin më të voglën…

Next Post
“Kanuni” në Itali, zbardhet vrasja e Elson Kalaverit, arrestohen pesë persona

“Kanuni” në Itali, zbardhet vrasja e Elson Kalaverit, arrestohen pesë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

January 18, 2026
“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

January 18, 2026
“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

January 18, 2026
“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In