• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6000 vende të lira pune/ Mungesa e stafit, kërcënimi më i madh i sezonit turistik veror

by E S
06/07/2025 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga të rritura dhe oferta që përfshijnë çdo sektor – nga teknologjia te ndërtimi, nga turizmi te shërbimet – sipërmarrjet shqiptare po thërrasin me zë të lartë: “Puna është gati. A jeni gati ju?”

Aktualisht janë mbi 6 mijë vende pune të lira. “Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe”, tha për A2 CNN, Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Në asnjë sektor ky boshllëk nuk ndihet më fort se në turizëm. Në kulmin e sezonit, hotelet kërkojnë recepsionistë, restorantet kameriere, kuzhinat ndihmës, plazhet roje dhe guidat turistike rrëfimtarë të zonës.

Janë qindra biznese që përballen me sfidën më të re: turistët vijnë, por stafi mungon.

“Vende pune të shpallura në sektorin e turizmit dhe tani janë mbi 2 mijë të tilla. Mjaftojnë të klikojnë dhe të shikojë pozicionet e shpallura. Ndër pozicionet e shpallura kryesojnë ato me formim të ulët dhe të mesëm si kamerier, banakier, kuzhinierë etj…”, shtoi Çepani.

Në disa zona turistike, punonjësit e huaj janë bërë pjesë e pandashme e stafit, por kjo zgjidhje është si një fluturim me ulje të vështirë – afatshkurtër dhe me rreziqe për stabilitetin e sektorit. Në mungesë të investimeve në trajnim dhe zhvillim të fuqisë punëtore vendase, kjo varësi ndaj të huajve mund të mbetet e përkohshme dhe jo e qëndrueshme.

“Rreth 10 për qind e atyre që kanë aplikuar janë shtetas të huaj, të interesuar për të punuar në sektorin e turizmit”, bën me dije përgjegjësja e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Turizmi po rritet, por mungesa e stafit mbetet sfidë. Me përmirësim të kushteve dhe trajnim, mund të krijojmë vende pune cilësore dhe të ruajmë mikpritjen që na karakterizon.

Next Post
“Çlirimi i tretë i Tiranës”/ Nesër skadon afati i Ramës për lirimin e rrugëve dhe e trotuareve

“Çlirimi i tretë i Tiranës”/ Nesër skadon afati i Ramës për lirimin e rrugëve dhe e trotuareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In