Një grua rreth moshës 60 vjeç ka tentuar të mbytet në det paraditen e së martës, në Vlorë.
Ka qenë një shtetas i huaj ukrainas i cili e ka shpëtuar nga mbytja.
Më pas, janë lajmëruar forcat blu të Vlorës si dhe shërbimi i urgjencës, i cili ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, raportohet jashtë rrezikut për jetën.