• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

60-vjeçari rrëfen torturat e grabitësve në banesë para gruas dhe nuses së djalit

by A R
14/10/2016 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhevat Zëre, 60 vjeç, ka qenë në banesë bashkë me të shoqen kur rreth orës 2:00 ka dëgjuar zhurmë në shtëpi. Sapo është ngritur nga krevati dhe ka dalë në korridor, është përballur me dy persona të maskuar, që pa i thënë asgjë e kanë goditur me një levë hekuri në trup duke e rrëzuar në dysheme.

Me pas e kanë ngritur dhe i kanë kërkuar lekët që kishte në shtëpi. Fillimisht, mësohet se 60 – vjeçari nuk ka pranuar të jepte lekët, por më vonë, pas goditjeve dhe torturave që kanë ushtruar dy personat e maskuar ka qënë i detyruar t’u jepte 1 milion lekë që i kishte ruajtur për të blerë drutë e zjarrit.

Krahas lekëve, maskat kanë marrë edhe bizhuteritë e nuses së djalit, dy byzylykë, një floriri dhe një argjendi si dhe një unazë floriri. Policia ka shoqëruar disa persona në polici, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Rrëfehet Xhevat Zëra:

“Isha në gjumë kur kam dëgjuar zhurmë në korridor. U ngrita për të parë nga vinte zhurma. Në shtëpi isha unë me gruan dhe në një dhomë tjetër të banesës ishte nusja e djalit me nipin e vogël. Për një moment mendova mos ishte ngritur nusja e djalit. Por kur dola në korridorin e shtëpisë, jam përballur me dy persona të maskuar të cilët më kanë goditur me një levë hekuri në trup duke më rrëzuar në tokë. Fill pas meje kanë dalë në korridor gruaja dhe nusja e djalit. Maskat ju kërkuan të mos flasin, në të kundërt do të më vrisnin.

“Nuk kam lekë” u thashë, por sa herë i kundërshtoja më godisnin me një levë në sy të gruas dhe nuses së djalit. Njeri prej tyre më mbante ndërsa tjetri me një darë që mbante në dorë më kapte nga veshët dhe nga gishtat e duarve dhe m’i shtrëngonin aq fort sa nuk duroja nga dhimbja. Në kushte të tilla kam parë gruan që solli lekët që kisha ndarë për drutë e zjarrit. Më pas i kërkuan nuses të sillte bizhuteritë. Ishte e pamundur të kundërshtonte. Pastaj ikën, por para se të largoheshin më kanë goditur edhe një herë tjetër me levë në trup dhe me grushte duke më lënë të mbytur në gjak./Shekulli/a.m.

Next Post
36-vjeçari i “vetëvrarë”/ Ndalohen dy persona, njëri u plagos me të njëjtin plumb që vrau Besnik Pudjan

36-vjeçari i “vetëvrarë”/ Ndalohen dy persona, njëri u plagos me të njëjtin plumb që vrau Besnik Pudjan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In