Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në dalje të Sarandës paraditen e sotme.
Më konkretisht rreth orës10:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, pranë hyrjes për në fshatin Vrion, një motor i drejtuar nga D.Gj., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vrion është përplasur me një furgon-sprinter, me drejtues 30- vjeçarin J.D., banues në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, por ka humbur jetën disa orë pas aksidentit duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./a.k