• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

60 banesa të reja sociale për strehimin e 400 romëve në Tiranë

by A R
21/02/2017 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 6 muaj, 60 familje të komunitetit rom që preken nga projekti i rehabilitimit të Lumit të Tiranës në zonën e Bregut të Lumit, do të sistemohen në banesa të reja. Falë një investimi të Bashkisë së Tiranës, sot ka nisur puna për ndërtimin e banesave sociale pranë ish-repartit ushtarak në Shkozë. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi projektin si tepër të rëndësishëm, për faktin se këtu do të sistemohen 400 anëtarë të komunitetit rom.

“Në një qytet të mirë, nuk duhet të zgjedhim midis investimeve dhe zaptimit të territorit për efekt banimi. Ajo që duhet të bëjmë është, edhe investime korrekte, pra disiplinim të gjithë rrjedhës së Lumit të Tiranës që të mos shkaktojë më përmbytje, por edhe banesa sociale për të akomoduar 400 anëtarë të komunitetit rom që sot kërkojnë strehim”, tha ai.

Kreu i bashkisë siguroi se pavarësisht debateve politike, Bashkia e Tiranës ndjek me vëmendje shqetësimet e qytetarëve të cilët kanë probleme sociale.

“Për ata që bëjnë sherrin politik dhe nuk lëvizin as gishtin, shqetësimet e qytetarëve harrohen. Por, për ne të Bashkisë së Tiranës që nuk harrojmë e jemi të përgjegjshëm, i ndjekim situatat, siç ndoqëm komunitetin rom te bregu i Liqenit, te Pallati me Shigjeta, te Bregu i Lumit dhe siç po e ndjekim në Shkozë, me investimin që po bëjmë këtu, në mënyrë që komuniteti rom të kalojë nga barrakat buzë Lanës, në një vend shumë herë më komod dhe të pranueshëm”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se kushti i vetëm që këto familje të përfitojnë strehim është regjistrimi dhe vaksinimi i fëmijëve.

Ai theksoi se arsimimi i fëmijëve është “bileta” për të dalë nga varfëria.

“E vetmja gjë që duhet të paguajnë familjet është t’i binden Bashkisë së Tiranës për regjistrimin e detyrueshëm në shkollë, kopshte e çerdhe të fëmijëve, për vaksinimin e tyre, sepse fëmijët e shëndetshëm dhe të arsimuar janë një “biletë” që familjet të dalin nga varfëria dhe të mos kenë më nevojë për dorën e bashkisë”, nënvizoi ai.

Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës, krahas investimeve infrastrukturore, gjithmonë do të tregojë një kujdes të veçantë edhe për shtresat në nevojë.

“Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët e Tiranës, që bashkia jo vetëm bën investime të përgjegjshme, por është edhe nga ana sociale e përgjegjshme dhe nuk ka pasur asnjë investim të Bashkisë që të ketë pasur humbje sociale apo të dinjitetit njerëzor. Ndaj, e përsëris, kur largohet sherri e shamataja, kur largohen të gjithë ata që ulërasin për komunitetin rom e egjiptian, e vetmja që mbetet në krye të detyrës për t’i qëndruar deri në fund fjalës së akomodimit është Bashkia e Tiranës”, tha ai.

Kryebashkiaku garantoi se çdo zhvendosje e qytetarëve për shkak të projekteve publike, do të rikuperohet duke krijuar të gjitha kushtet e nevojshme.

“Jam shumë krenar për kolegët edhe për ata që po punojnë për aspektet inxhinierike, për ujësjellësin, për akomodimin e integrimin në këtë njësi apo për gjithë infrastrukturën sociale sepse besoj se bashkimi bën fuqinë. T’i tregojmë këtij qyteti që Po, ne mund të urbanizohemi, të zhvillohemi, mund të bëjmë projekte të mëdha si Bulevardi i Ri dhe Lumi i Tiranës, por nuk do të kemi asnjë humbje të dinjitetit njerëzor, duke u siguruar që çdo zhvendosje prej këtyre investimeve në zona të ndërtimit pa leje, do i rikuperojmë me krijimin e hapësirave të tilla për komunitetin rom dhe egjiptian”, tha Veliaj.

Në total numri i apartamenteve për komunitetin rom është 60, kurse ambientet e brendshme do të pajisen me të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë, si dhomë fjetje, kuzhinë, tualete etj.

Next Post
Italia tronditet nga një skandal seksual me fonde publike

Italia tronditet nga një skandal seksual me fonde publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In