Mbi tetë milionë shikime dhe 31 mijë komente ka marrë videoja e një vajze 6-vjeçare në SHBA.
Kimber këndon dhe interpreton këngën e saj të preferuar, “Hello”, të këngëtares britanike, Adele.
Vogëlushja qëndron përpara kamerës së babait të saj me një kitarë prej kartoni, duke kënduar këngën e famshme, “Hallo”.
Ajo di të gjitha fjalët e këngës dhe përsërit pas Adele, e cila dëgjohet lehtë në sfond.