• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 vite pa aktoren Liza Laska, gazetari kujton ‘nënën’ e filmave shqiptarë

by A R
31/08/2020 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sot nëna Liza, ka gjashtë vjet që nuk është më  mes nesh!”

Gazetari Genc Demiraj kujton aktoren e madhe Liza Laska në 6-vjetorin e saj të vdekjes.

“Liza Laska,  nuk ishte artistikisht e profesionalisht vetëm “nëna Labe” por realisht në mënyrën më domethënëse ishte edhe Nëna e madhe e qytetarisë vlonjate e shqiptare…statuse që ajo i morri nga gërshetimi mjeshtëror e shpirtëror i roleve të skenës me rolin e madh të jetës së saj, familjes së saj, mirësisë së saj, dashurisë së saj ndaj të njohurve e të panjuhurve, ndaj gjithë  bashkëkohësve të saj !”, thotë Demiraj.

Liza njihej ndryshe edhe si nëna e ‘Dimrit të Fundit’, rol që ka mbetur i përjetësuar në kujtesën e gjithsecilit.

Nga Genc Demiraj

Nëna Liza…!

Në fakt ne të gjithë i thoshim “nëna Liza”, jo vetë ne të rinjtë që për nga mosha e justifikonim këtë komunikim por edhe të tjerët, kolegët aktorë e bashkëmoshatarë të saj…!

“Nëna Liza” i flisnim kudo në teatër, në korridoret e tij, në studio, në prova, në rrugë, në qytet, dhe ajo me atë mirësinë dhe temperamentin e saj që na përgjigjej:  – ju bëftë nëna…!

E mira nëna Liza e kish fituar këtë status, prej kohësh, jo nga mosha por nga mirësia, ngrohtësia dhe kujdesi i treguar ndaj kujtdo. Nuk kish rast që ajo mos të të gjendej pranë për çdo hall e shqetësim që mund të kishe, për çdo gëzim e lumturi që përjetoje…!

Hë tu bëftë nëna, tu bëftë…!

Liza Laska,  nuk ishte artistikisht e profesionalisht vetëm “nëna Labe” por realisht në mënyrën më domethënëse ishte edhe Nëna e madhe e qytetarisë vlonjate e shqiptare…statuse që ajo i morri nga gërshetimi mjeshtëror e shpirtëror i roleve të skenës me rolin e madh të jetës së saj, familjes së saj, mirësisë së saj, dashurisë së saj ndaj të njohurve e të panjuhurve, ndaj gjithë  bashkëkohësve të saj !

Nuk e di se ç’magji kish ajo , sa që kur takoheshe me të, të ikte ndroja,  çliroheshe shpengoheshe aq sa harroje që ishe mik apo kishe përballë një artiste të madhe apo një emër të madh !  Të fuste në botën e mirësisë së saj duke u njehsuar e barazuar… e pastaj me ato shakatë, humorin e të treguarin e saj virtuoz të magjepëste e relaksonte…

I shkuam një paradite , pak kohë  përpara se të ndahej nga kjo jetë, së bashku me Afrim Agalliun në shtëpinë e re që kishin marrë. I shkuam edhe për ta parë, për mall, por edhe ti merrnim një intervistë për Gaq Vishin…

E gjetëm vetëm.

O ju marrsha të ligat, ju marrsha…O kush më ka ardhur !

U kënaq !

Nuk rreshte pa na treguar e lumturuar gjithë shtëpinë, dhomat, verandën, pa falenderuar me shpirt, nusen e djalin që ja kishin mundësuar këtë rehati…

E pastaj me atë vrullin e saj karakteristik na ftoi të rehatoheshim edhe ne, ashtu “vëndçe” e po vëndçe tja nisnim atij kuvendimi që ajo e menaxhonte mrekullisht…!

…Për të vazhduar, mandej, me humor, të qeshura dhe kujtime pa fund për Gaqin e gjithë historitë që Afrimi me lezet po ja ç’bironte…!

Sot nëna Liza, ka gjashtë vjet që nuk është më  mes nesh !

Ka shkuar për rolin e madh të përjetësisë  duke na lënë këtu super rolin me emrin e madh të “Nëna Lizës”…

/a.r

Next Post
Europa League / Ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët, Kukësi përballë gjigantit gjerman

Europa League / Ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët, Kukësi përballë gjigantit gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In