• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“6 vite nga humbja në humbje”, Kulluri: Si do të funksionojë lëvizja “Basha ik”

by A R
15/09/2019 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Edvin Kullurin, ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha nuk është një lider perëndimor, por një drejtues që nuk mban përgjegjësi për asnjë nga humbjet që ka pësuar partia në udhëheqjen e tij, madje ka larguar një mijë demokratë si fajtorë. Ai thotë se Basha kërkon marrëveshje bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama edhe pse nuk ka asnjë deputet në Kuvend, por shton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

“Ne 6 vite te drejtimit te PD nga Lulzim Basha kane mbajtur pergjegjesi per humbjet ne 2013, 2015, 2017 duke u larguar nga drejtimi i grupseksioneve, degeve dhe grupi parlamentar, pothuaj 1 mije demokrate! Cdo rezultat elektoral humbes prej 2013 ka shkaktuar pergjegjesine permes largimit nga pozicionet anetare kryesie ne dege, anetare kryesie qendrore, deputete(qe u perjashtuan nga riorganizimi i 2014), qindra kryetare grupseksionesh, kryetare dege, nenkryetare dhe sekretare(nuk ju lejua rikandimi ose kandidimi ne pozicione me te larta), kryetare degesh ku humbem(disa te tjere qe humben nuk u larguan, ndersa disa te tjere ne bashki fituese u larguan po njesoj?!?!), ndersa “Kryetari i Madh” i PDSH nuk mban asnje pergjegjesi! Kryetari yne i Partise nuk mbajti pergjegjesi si minister apo kryetar i Bashkise se Tiranes dhe deputet(te tjeret po pervec atyre qe i rrijne ne paradhome), as si Kryetar i Partise ne 2015 dhe as ne 2017 ku pesuam humbjen me te rende ne 26 vite!

Kurse tani qe humbem zgjedhjet ne tavoline per shkak te bojkotit, jo vetem qe “shpalli fitoren me 85%”(ky zoteria e di se si fituam), por kerkon dhe te ulet ne tavoline per marreveshje me Ramen a thua se kemi qofte edhe 1 deputet ne kuvend per te miratuar ate qe do prodhoje marreveshja!!!! Pra me pak fjale, “demokracia perendimore e Bashes” ka prodhuar nje parti me nje kryetar qe s’mban asnje pergjegjesi per humbjet dhe deshtimet e renda(cadra, djegia e mandateve, protestat, bllokimi i 30 qershorit), dhe u a shkarkon pergjegjesine kujtdo tjeter! Pra i kerkon Rames pergjegjesi per keq-qeverisjen qe ne fakt eshte qeverisje katatrofike, ndersa vete ben te njejten gje!

Ky model i Udheheqesit Absolut mund te jete cdo gje, por vetem perendimor nuk eshte! P.S. po ti vish botes verdalle drejt perendimit, edhe Kuba, Korea e Veriut, Siria, Azia Qendrore ne perendim ndodhe gjeografikisht! Po te mendosh si politikan perendimor dhe jo si “gjeograf”, mban pergjegjesi vete dhe hap debat ne parti se ku po e con Partine Demokratike! Por mesa duket nuk degjon fare nga veshi perendimor por “ve kompasin” per ti mveshur pergjegjesine te tjereve dhe i largon, telendis, tall dhe u humbet vite jete, shprese, pasion, ambicie vetem qe te qendrosh “maje kalit” i rrethuar nga sherbetoret e tu besnike qe presin me gezim nje vend pune nga marreveshja me Ramen per bashkeqeverisje, qe ne fakt s’do ndodhe me KURRE” shkruan Kulluri.

I ftuar pak ditë më parë në studion e Report Tv, Kulluri  zbuloi se si do të funksionojë lëvizja ‘Basha ik’ dhe cili është qëllimi i saj kryesor. Ai tha se kjo lëvizje ka nisur si rezultat i zhgënjimit të demokratëve nga kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjithashtu theksoi se ky i fundit aktualisht ka mbështetjen më të vogël që ka pasur në histori një kryetar partie, duke listuar dështimet e tij të njëpasnjëshme në drejtimin e PD-së për 6 vite më radhë, ku ndër më kryesorët është djegia e mandateve dhe bojkoti i 30 qershorit.

/a.r

Next Post
Studimi: Omega-3 përmirëson trajtimin e depresionit

Studimi: Omega-3 përmirëson trajtimin e depresionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

February 5, 2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

February 5, 2026
Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

February 5, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

February 5, 2026
Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In