• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 milionë dollarë për zgjedhjet, Zguri zbardh shpenzimet e KQZ

by A R
27/07/2017 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e 25 qershorit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 milionë dollarë. Kjo është shuma që ka shpenzuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ish-presidenti Nishani deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e 25 qershorit kanë kushtuar rreth 6 milionë dollar. Kjo është shuma e domosdoshme për të përgatitur dhe administruar një proces zgjedhor. Është një shumë që korrespondon pak a shumë edhe me organizimin e proceseve të mëparshme zgjedhore, ndaj themi që në një farë mënyrë buxheti i shtetit është i përgatitur për këtë shumë”, tha Klement Zguri, kryetar i KQZ.

Pjesa më e madhe e buxhetit, sipas shpenzimeve të bëra nga KQZ, ka shkuar për mallrat dhe shërbime, pra përgatitja teknike e zgjedhjeve, në shumën 448 milionë lekë.

“I gjithë ky fond detajohet për gjithçka, çdo shpenzim, çdo procedurë që bëhet dhe realizohet gjatë një procesi zgjedhor, që në momentin që del dekreti i presidentit. Këtu kam parasysh pagat në të gjitha nivelet e komisioneve, KZAZ, Komisionet e Qendrave të Votimit, të grupeve të numërimit dhe më duhet të them që është një numër I konsiderueshëm pjesëmarrësish. Janë rreth 40-45 mijë persona të cilët marrin pjesë në proces. Zë një vend të konsiderueshëm në të gjithë buxhetin që duhet për të përgatitur zgjedhjet materialet që janë të domosdoshme për procesin, kam parasysh këtu fletët e votimit, kutitë, kodet e sigurisë, bojën matrikulluese, ambientet me qira për qendra votimit apo qendrat e numërimit pasi shumica janë ambiente private”, u shpreh Zguri.

Po a do shpenzojmë më pak në zgjedhje, nëse në lokalet e 2019-ës do të aplikohet teknologjia, pra numërim dhe votim elektronik?

“Dhe në buxhetin aktual, teknologjia zë një vend të veçantë pasi ne jemi të familjarizuar që në vendin e numërimit të votave, fletët bëhen të dukshme përmes teknologjisë. Është një shumë e caktuar që KQZ ka vlerësuar se duhet për të kryer këtë operacion. Por në qoftë se ligjvënësi do të gjykojë dhe do të arsyetojë që teknologjia të përfshihet në një rrafsh më të gjerë, si votimi dhe numërimi elektronik dhe elementët të tjerë,  patjetër që korrespondon me një shumë të caktuar. Nuk jam ekspert dhe s’di të them shifra, por di të them që do të jetë një shifër e konsiderueshme që do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit”, tha kreu i KQZ. /tch/b.d

Next Post
Historitë e tmerrshme që fshihen prapa këtyre 12 fotografive

Historitë e tmerrshme që fshihen prapa këtyre 12 fotografive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

January 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In