• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

6 kushtet e Kurtit/ BE: Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

by Java News
03/02/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha prononcimet e të tjerëve”.

Ai tha se përsërit “urgjencën që për BE-në ka lëvizja përpara e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”.

Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Kurti po ashtu ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe

Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti kushtëzoi themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka cilësuar “përrallë” kushtet për Asociacionin. Në një seancë të Kuvendit të Serbisë, gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiç ka thënë se Kurti në fakt “nuk do të formojë Asociacionin”.

BE-ja e ka thënë disa herë se marrëveshja e cila parasheh formimin e Asociacionit është obligim ndërkombëtarë i Kosovës dhe se ajo duhet të implementohet.

Edhe SHBA-ja e ka vlerësuar si prioritet kryesor formimin e Asociacionit dhe për këtë çështje ka organizuar edhe një diskutim më 31 Janar.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e Asociacionit, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij Asociacioni.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 gjeti se 23 pika të Marrëveshjes mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen.  /REL

 

Next Post
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Profesori i PD lëshon gjuhën: Edi mos bëj kakërdhi tek Grida, se iu ke çarë tr*pin amerikanëve! Ua ke dhj*rë sigurinë kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In