• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 dhjetori i Esad Pashë Toptanit dhe 6 dhjetori i Sali Berishës

by Spartak Ngjela
30/11/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Në datën 6 dhjetor të vitit 1863 lindi Esad Pash Toptani.

Por, në 6 dhjetor 2022 nga korrupsioni i lartë në Shqipëri, po kërkohet  të mbahet një tubim anti – Perëndimor në Shqipëri, me nëntekstin: Shqipëria jashtë Bashkimit Evropian.

Është komedi, por ja që kjo është gjendja specifike e opozitës shqiptare. Duan të largojnë Shqipërinë nga Bashkimi Evropian, sepse edhe Esad Toptani, po ta shohësh me një logjikë relative, po këtë kërkoi në vitin 1920, derisa e vrau heroi properëndimor i shqiptarëve, mu në mes të Parisit.

Por, a mund ta mbërrijë dot i marri i të marrëve, bashkë me të marrët, këtë qëllim, të sjellë në histori nga Esad Pash Toptani?

I.

Kur në një shtet të korruptuar, të korruptuarit e lartë që kanë vjedhur shoqërinë, i tremb antikorrupsioni si reformë ligjore, ata gjithmonë kanë bërë marrëzira.

Edhe në 6 dhjetorin e këtij viti, që është edhe dita e lindjes së Esad Toptanit, opozita me protestën e saj, do të jetë në një marrëzi toptanase me doza qesharake.

Pse?

Sepse, shteti nuk mund të lejojë që “të revoltuarit”, që i kap reforma ligjore Antikorrupsion, të fyejnë Shqipërinë. Prandaj, me të drejtë, qeveria Rama kërkoi me urdhër policor të Ministrisë së Brendshme që të mos lejohet, në 6 dhjetor, asnjë lloj tubimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në degët lidhëse të tij.

Kurse opozitës, iu la fushë e lirë veprimi për tubim në Sheshin Skënderbe, sepse, edhe pse protesta është kundër Bashkimit Evropian, ajo sërish është një e drejtë kushtetuese që nuk mund të shkelet.

Por, i marri i të marrëve tha dje botërisht që: “unë nuk e pyes, do të dal para kryeministrisë!

Po shteti dhe forca shtetërore do ta lejojë?

Forca shtetërore Qeshi me tallje, se e di si është zbythur disa herë rresht i marri i të marrëve, bashkë me të marrët, nga forca e policisë dhe forca shtetërore.

Por, ka edhe diçka: e di i marri i të marrëve që Shqipëria është në NATO dhe e aderuar në mbrojtje kundër armiqve fqinj të Shqipërisë?

Po mirë, a e di i marri i të marrëve që, në një konferencë të qeverive të BE-së, personalitetet e qeverive perëndimore në një vend të NATO-s mbrohen edhe nga trupa shtesë te vendeve të Bashkimit Evropian?

E pra, a e kuptoni tani se përse po qeshin perëndimorët në Uashington, në Berlin dhe në Londër?

Po i marri i të marrëve, a e di këtë?

II.

Nuk ka rëndësi fare nëse e di apo nuk e di i marri i të marrëve se si mbrohet një konferencë e nivelit të lartë e Bashkimit Evropian, po, e rëndësishme është që të thuhet se, sapo që ta shohin mbrojtjen e forcuar ndërkombëtarisht të Konferencës së BE në Tiranë, të marrët bashkë me të marrin e të marrëve do të ikin me bisht ndër shalë.

Por, keq po na vjen edhe për ata oficerë dhe banditë që priten të vijnë nga Moska dhe Beogradi.

Në fakt, do të qeshim edhe me ta pas identifikimit që do t’iu bëhet në kufi, por, ama, qar do të kenë baret dhe restorantet e Tiranës që do të bëjnë xhiro me të ardhurit si ndihmues të të marrëve në tubimin e 6 dhjetorit.

Po në Beograd, çfarë do të ndodhë? Asgjë e jashtëzakonshme, por nacionalistët e marrosur mund të shkojnë te varri i Esad Pash Toptanit në Beograd, për t’i vendosur një tufë me lule në shenjë mallëngjimi, dhe, duke pshehrëtirë, e duke pshehrëtirë.

Next Post
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Zbardhet axhenda: Ja temat që do të diskutohen

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Zbardhet axhenda: Ja temat që do të diskutohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In