• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 biblioteka publike pasurohen me 1200 libra të rinj/ Kumbaro: Të nxisim më tej dëshirën për leximin dhe librin

by A R
07/12/2016 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri nuk ka vlerë, nëse ai qëndron mes rafteve i pashfletuar nga dora e njeriut. Nëse librit nuk i jepet jetë, ai nuk përmbush dot asnjë qëllim, nuk frymëzon dot asnjë ide. Që libri të jetojë, ai ka nevojë për lexues. Me këtë moto Ministria e Kulturës ka iniciuar një ndër projektet më ambicioze në mbështetje të librit dhe  nxitjes së leximit, duke nisur në fillim të këtij vitit projektin  për “Rijetëzimin e bibliotekave”

Në vijim të këtij projekti, i cili do të vazhdojë vitin tjetër edhe në qytete të tjera të vendit, Ministria e Kulturës,  dhuroi 1200 libra të rinj për 6 biblioteka publike të qytetit të Tiranës. Në aktivitetin që u zhvillua paraditen e së mërkurës, në mjediset e bibliotekës nr. 9  të pranishëm ishin Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, si dhe përfaqësuesit e 6 bibliotekave të cilave iu dhuruan këta libra. Dhurimi i sasisë prej 200 librash për secilën bibliotekë, vjen si mbështetje për librin dhe si një ndihmë  për pasurimin e bibliotekave funksionale në qytet.

Ministrja Kumbaro, theksoi punën e bërë nga Ministria e Kulturës përgjatë gjithë vitit, duke hartuar një program specifikë dhe politika për nxitjen e kulturës së leximit.

“Rijetëzimi i bibliotekave është një nismë tjetër e Ministrisë së Kulturës”, krahas programeve të tjera në mbështetje të librit, pasi ne nuk mund të merremi me librin pa u marrë fillimisht me lexuesin. Ne kemi bërë një anketim në gjithë territorin e vendit për gjendjen ku ndodhen bibliotekat publike dhe kemi gjetur një  situatë të harruar si nga kushtet fizike ashtu dhe nga pasurimi i tyre. Kjo është arsyeja pse vitin e kaluar bëmë një tjetër mënyrë organizimi për bibliotekat e bashkive dhe ato të universiteteve.

Këtu ku jemi sot, kjo është dhe biblioteka e fëmijërisë time, ndaj jam shumë e lumtur që e fillojmë nga biblioteka.nr 9 bashkë me Bashkinë e Tiranës rinovimin fizik dhe pasurimin me libra”, tha Kumbaro në ceremoninë e dhurimit të librave.

Ministrja, gjithashtu solli në vëmendje suksesin e fushatës “Takohemi për një libër”, ku u përfshin mbi 8000 lexues. Por, suksesi më i madh theksoi Kumbaro ishte fakti se kjo fushatë nxiti dhe krijoi një dëshirë të madhe për socializim përmes librit, leximit e dhurimit të tij.

“Jemi befasuar nga përmasat që mori fushata “Takohemi për një libër”, ku u përfshinë mbi 8000 lexues në një muaj e pak. Fushatë, që krijoi një dëshirë të madhe për socializim. Dhe kjo duhet të jetë detyra e bibliotekave, nxitja e leximit duke qenë një detyrë e përvitshme dhe duke mos e parë këtë ceremoni sot, thjesht si dhurata për fundivitin”.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj falenderoi Ministrinë e Kulturës për mundësimin e librave, si dhe theksoi se ky është investimi më i mirë që bëhet për të ardhmen e shoqërisë dhe sidomos të të rinjve.

“Është e rëndësishme të kemi një plan konkret ku në çdo njësi, në çdo shkollë, në çdo kopësht, në çdo çerdhe të vazhdojë kjo fushatë leximi, kjo rënie në dashuri me librin”, tha Veliaj.

Edukimi i lexuesit dhe nxitja e leximit është zanafilla e suksesit në mirëfunsionimin e zinxhirit të librit. Për këtë arsye një nga projektet më të rëndësishëm të këtij viti për Ministrinë e Kulturës ka qenë mbështetja e bibliotekave publike. Në fillim të këtij viti Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimin ndërmorri një studim paraprak të organizimit dhe funksionimit të bibliotekave të qytetit të Tiranës, për ta shtrirë më vitet në vazhdim edhe në bibliotekat e qyteteve të tjera. Nga studimi rezultoi se në qytetin e Tiranës janë në gjendje të mirë pune dhe funksionojnë rregullisht gjashtë biblioteka publike, përkatësisht biblioteka nr 11, biblioteka nr 2, biblioteka nr 5, biblioteka nr 10, biblioteka nr 7, biblioteka nr 8. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre bibliotekave publike, Ministria e Kulturës ndërmorri një projekt për pasurimin e fondit të këtyre bibliotekave me tituj dhe sasi librash të rinj. Kështu u bë e mundur që secilës prej gjashtë bibliotekave t’i dhurohej një sasi prej 200 librash, për një total prej 1200 librash, ku bëjnë pjesë tituj nga më të kërkuarit prej lexuesit.

Komisioni i ngritur për shqyrtimin e titujve të librave mbështeti kërkesën e vetë lexuesve të paraqitur pranë bibliotekave, duke bërë kështu të mundur praninë në bibliotekat publike të titujve më të kërkuar nga autorë klasikë të huaj si nga Shekspiri, Eskili, Gëte, Heminguej, Hygoi, Balzaku, Pushkini, apo letërsi bashkëkohore si Saramango, Alice Munro, Selman Ruzhdi etj., pa lënë pas dore dhe letërsinë shqipe me autorë si: Naim Frashëri, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Bashkim Shehu, Ben Blushi etj.

Ky projekt është vetëm hapi i parë në ndihmesë të bibliotekave lokale. Projekti do të vijojë në vitin e ardhshëm me ndihmesën edhe të bibliotekave të rretheve dhe sidomos të bibliotekave në zonat periferike./a.m.

Next Post
“Kanabisi”/ Rama i përgjigjet Nishanit: Më mirë të mblidhet Këshilli Kombëtar i SHQUP

Vettingu/ Rama ironozon Bashën: Vetëm Luli thotë të vërtetën, unë, SHBA, BE gënjejmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

January 26, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

January 26, 2026
Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

January 26, 2026
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In