• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Presidenti Begaj pret një delegacion arbëreshësh

by Java News
02/03/2024 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia për kremtinin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Kreu i shtetit ftoi për këtë kremtim drejtues të bashkive dhe komunave ku jetojnë arbëreshët, personalitete të kulturës, sipërmarrës dhe drejtues të shoqatave që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për komunitetin arbëresh në Itali. Është hera e parë që një President ndërmerr inciativën për mbledhjen e arbëreshëve në ceremoninë e nderimit të Besëlidhjes së 2 Marsit 1444, si një mesazh për nevojën e unifikimit mes shqiptarëve përballë sfidave të sotme.

“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj! Ky është instuticioni i Presidentit të Republikës dhe ju jeni në shtëpinë tuaj. Është kënaqësi t’ju pres sot në Shqipëri. Jemi vend i vogël po me zemër të madhe. Kemi bujarinë, mikpritjen, vlera të njëjta me atë të Italisë mike e cila u bë shtëpia juaj e re 6 shekuj më parë, ndërsa për shqiptarët e pas viteve ‘90 Italia , është shtëpia e dytë për ta.

Ju falenderoj që erdhët në këtë ditë të vecantë. 580 vite më parë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të gjithë përfaqësuesit nga krahinat e ndryshme shqiptare u bashkuan dhe dhanë besen në ditë të vështira për të përballuar sfidat e ndryshme të kohës. Sot është një ditë e vecantë për ta kujtuar atë moment për faktin se sfidat tona të reja përballohen së bashku jo vetëm për ne si bashkëatdhetarë e patriotë por edhe me partneret tanë.

Po jetojmë kohë të vështira. Sapo dolëm nga një periudhe e pandemisë. Luftë është duke vazhduar në Ukraine, situatë jo e këndëshme në Lindjen e Mesme dhe kjo kërkon që ne të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat.

Mendoj se sot është ditë e veçantë edhe për të falenderuar Italinë mike, pasi që ju dha mundesinë juve, parardhësve tuaj të mbani gjallë vlerat e shqiptarisë,kulturën, identitetin, gjuhën. Italia mike ka qenë afër Shqipërisë në periudha të vështira të saj. Dhe aktualisht është avokatja më e mirë e Shqipërisë për rrugëtimin e anëtarësimit të saj në BE.

Marrëdheniet shumë të mira politike janë përkthyer në marrëdhënie shumë të mira ekonomike” – u shpreh Presidenti i Republikës.

“Ju falenderoj shumë që jeni pjesë e këtij gëzimi të ditës së sotme. Në shenjë të kësaj vizite kam përgatitur një dhuratë: një monedhë që përfaqëson Shqipërinë. Nga nga njëra anë është Shqiponja e Skënderbeut, nga ana tjetër ka një shtëpi që gjendet në malet në Veri të Shqipërisë. Me këte duke ju referuar një proverbi të vjetër tonin: “ Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” ju ftoj edhe një herë të shijoni këtë vizitë e të ndjeheni si në shtëpinë tuaj.” – përfundoi mesazhin e tij Presidenti i Republikës.

/f.s

Next Post
“Ora e Kosovës”, prezantohet në Tiranë. Universiteti Mesdhetar mikëpritës i këtij eventi

“Ora e Kosovës”, prezantohet në Tiranë. Universiteti Mesdhetar mikëpritës i këtij eventi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In