• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me “57th and 9th”, Sting pendohet që ka lënë muzikën rock

by Java News
14/11/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjëherë mos thuaj kurrë. Sidomos nëse jeni kantautor. Në vitin 2013, Sting kishte deklaruar se më nuk ishte i interesuar të shkruante këngë për ndonjë rock bend apo prej perspektivës personale, që ka filluar ta konsiderojë si “shikim nga brendia”.

Ai e kishte bërë një turne ribashkimi në vitet 2007-2008 me një vend që e bëri atë superyll më 1980, “The Police”, për ta cilësuar atë më vonë “Nostalgji”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai ishte zhytur në “The Last Ship”, mjuziklin e inspiruar nga fëmijëria e tij në një qytet ku ndërtoheshin anije.

Duke shkruar për personazhe teatrale, në vend se të shkruante muzikë për vete, ai kishte kaluar nëpër një bllokadë të gjatë me dekada. Dukej sikur gjëja e fundit që do të bënte ai ishte ajo çfarë bëri këtë javë: promovimin e një albumi me rock këngë me strofa e refrene, të titulluar “57th and 9th”, me një bërthamë tingujsh të kitarës, basit dhe baterive, që në mënyrë të pagabueshme na kujtojnë bendin “The Police”.

Interpretimi në këtë album muzikor është i artikuluar dhe i shkathët, që shpërthen me mjeshtëri e virtuozitet dhe ndërlidhet me jazz, muzikën keltike, sikurse edhe me rock. Sting këndon për romancën e shkatërruar, për ndryshimet klimatike, refugjatët në lëvizje dhe muzika jep ndjesinë sikur të lexosh nekrologjitë e yllit të rockut.

Në një intervistë nëpërmjet telefonit, Sting ka folur se përse e ka ndërruar mendjen dhe sesi duhet gjetur një rrëfim në një vepër botërore të muzikës. Sting do të rihapë skenën e “Bataclan” në Paris, teatrin ku terroristët kishin masakruar 90 njerëz para një viti. I pyetur nëse kjo gjë ishte e planifikuar më herët, këngëtari ka dhënë përgjigjen e tij.

“Para dy ose tri ditësh dikush më tha ‘a do ta rihapje ‘Bataclanin’? Kam interpretuar atje më 1979, dhe mendova rreth kësaj. I thashë: ‘Shiko, ka dy gjëra për t’i balancuar këtu. Një janë respekti dhe kujtimi për njerëzit që kanë vdekur atje. Dhe tjetra është të festojmë për muzikën dhe dashurinë për jetën që përfaqëson ai teatër… (b.an)

Next Post
Shpërndarësit budallenj, tentuan të fusnin drogë në “Elbasan Arena” të blinduar me policë

Shpërndarësit budallenj, tentuan të fusnin drogë në “Elbasan Arena” të blinduar me policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In