Kryeqytetasit janë pyetur se sa të kënaqur janë me jetesën në lagjen ku banojnë. Sipas sondazhit, 58 % e kryeqytetasve janë të kënaqur me jetesën në lagjet ku banojnë, ndërsa 41.6 % e tyre janë të pakënaqur për lagjen ku banojnë.
Sa i përket jetesës në zonën ku banojnë krahasuar me 5 vite më parë, 57.8 % e kryeqytetasve mendojnë që gjërat kanë shkuar më mirë. 31. 9 % e tyre mendojnë që gjërat po shkojnë më keq ndërsa 10.3 % e tyre mendojnë që gjërat nuk kanë ndryshuar.
Të pyetur se si ka ndikuar puna e bërë në zonat ku banojnë, 46.6% e kryeqytetasve mendojnë që ajo ka ndikuar për mirë në cilësinë e jetës. 33.7% e tyre mendojnë që puna e bërë nuk ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës ndërsa 18.6% e kryeqytetasve mendojnë se nuk është bërë asnjë punë.
/s.f











