• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

554 aksidente në vit nga skuterat elektrikë, mjekët ngrenë alarmin: Raste me dëmtime në kokë dhe fraktura të rënda!

by S T
23/11/2024 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 554 aksidente me skutera elektrikë janë shënuar vetëm këtë vit, shifër e cila është çdo ditë në rritje.

Mjekët ortoped shprehen se dëmtimet që shkaktohen prej tyre janë të shumta dhe mund të shkojnë edhe në fatalitete.

“Dëmtimet më të shpeshta janë kotuzionet e bërrylave, kotuzionet e gjunjëve, këto janë lëndimet më të shpeshta pastaj dhe në varësi të shpejtësisë, ka dëmtime të kokës nga dëmtime të lehta, deri në dëmtime të rënda kërcënuese. Ka pasur disa raste me traumë koke”, u shpreh mjeku ortoped Ledian Fezollari për “Viziion Plus”.

Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se edhe fëmijët e moshës 12-13 vjeç i përdorin skuterat në mënyrë të papërgjegjshme duke rrezikuar jetën e tyre.

“Deri tani janë shumë të dëmshëm në qarkullim, qoftë nga vonesat që kryejnë të tjerëve, qoftë nga rrezikshmëria për jetën e tyre. Unë shikoj që edhe fëmijë 12-13 vjeç i ngasin këto skutera, shikoj edhe të moshuar, por ata harrojnë sa vjeç janë dhe mund të kenë luhatje tensioni. Fëmijët nuk e perceptojnë dot, duket sikur bëjnë gara me njëri-tjetrin dhe kjo më pas sjell rrezik tek jetët e tyre”, tha eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha.

Mjekët dhe ekspertët e sigurisë rrugore japin disa këshilla për të gjithë ata që përdorin skuterat, për tu treguar më të kujdesshëm në rrugë.

Deri më tani, përdorimi i këtyre mjeteve nuk është përfshirë në kuadrin ligjor por janë kategorizuar tek biçikletat. Skuterat duhet të lëvizin në korsitë e dedikuara, deri në përcaktimin e saktë të rregullave të qarkullimit për këto mjete.

Next Post
Celibashi: 9.4 mld lekë për zgjedhjet! Kreu i KQZ kërkon më shumë fonde sesa ato të parashikuara në buxhet

Zgjedhjet parlamentare 2025, Celibashi takon përfaqësuesit e pakicave kombëtare në Shqipëri, zbardhen diskutimet

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Para se te rregulloni me ligj qarkullimin e skuterave, do beni mire te ushtroni kontrolle dhe te zbatoni ligjet qe jane. E kam fjalen per motoret qe qarkullojne ne pistat dedikuar bicikletave. Coj cdo mengjes vajzen ne shkolle dhe me duhet te perballem cdo dite me te pakten 10 raste ne harkun kohor 10-15 minuta. Dhe jane teper te rrezikshem sepse edhe nxitojne per ne pune. Per mos folur pastaj per “pilotet” e picave qe jane kamikaze me vete. Shikoni keta, pastaj mendoni dhe per skuterat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In