• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

53-vjeçari nga Ndroqi vdes pas sorollatjeve në spital, nisin hetimet për QSUT dhe Traumën; PD: Shëndetësia në kolaps

by Ardit Rada
25/10/2020 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

COVID-19 ka marrë vëmendjen kryesore të autoriteteve shëndetësore në vendin tonë, duke “lënë në harresë” shërbimet për sëmundjet e tjera. Por ky përqendrim i vëmendjes vetëm te virusi, ka rezultuar fatal për 53-vjeçarin nga Ndroqi, Lutfi Çekiri. Ai denoncoi në media se nuk iu dha ndihmë mjekësore nga QSUT dhe Spitali Ushtarak të cilët e “sorollatën” sa në një spital në tjetrin.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë ndërroi jetë ditën e premte, teksa sot u përcoll për në banesën e fundit. Kur kanë kaluar dy ditë nga vdekja e 53-vjeçarit, Report TV raporton se është ngritur një grup pune që po heton dy spitalet në vendin tonë.

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim nga Partia Demokratike, nëpërmjet ish- deputetes Orjola Pampuri, sipas së cilëvë ky është një tregues se situata ka dalë jashtë kontrolli, duke e quajtur këtë si një krim shtetëtor.

“Shëndetësia është në gjendje kolapsi!  Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike! Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë.  Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53-vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit! I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencën e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësisht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij. Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror.  Përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve! Kjo situatë e paprecedentë ka shqetësuar dhjetëra mjekë dhe familjarë të pashpresë, të cilët na kanë telefonuar dhe na kanë bërë me dije se pacientët me Covid-19 janë drejtuar për te Urgjenca, pasi spitali Infektiv është i tejmbushur. Kjo është e pafalshme! Kjo është alarmante!  Kjo qeveri e paskrupull, e cila edhe në momentet më të vështira, nuk u përgjigjet qytetarëve, por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekretë. Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie dhe paaftësie ulëritëse janë ata njerëz të zakonshëm si Lutfiu i ndjerë, që e pësojnë me jetë indiferencën, arrogancën dhe zhvatjen e kësaj qeverie”, tha Pampuri.

/e.rr

Next Post
Mediat zbulojnë dosjen e “asetit kombëtar” të Metës nga Afrika: Falsifikoi vulat dhe firmat, shtetësinë e mori për 8 orë

Mediat zbulojnë dosjen e “asetit kombëtar” të Metës nga Afrika: Falsifikoi vulat dhe firmat, shtetësinë e mori për 8 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

January 19, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Ftesa e Trump për Ramën në Bordin e Paqes/ Meçe: Vlerësim për Shqipërinë, partneritet i fortë me SHBA

January 19, 2026
VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

January 19, 2026
Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret

Tensionet në Kuvend, opozita bllokoi foltoren/ Ministri Gogu: Njëri gozhdës, tjetri patkoit, karvani përpara!

January 19, 2026
Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

January 19, 2026
Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

January 19, 2026
Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

January 19, 2026
“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia!

“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia! Bardhi: Kuvendi s’mund të jetë…

January 19, 2026
VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

January 19, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In