• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

53.3% e numrave në Qeveri janë gra, Denaj: Sfidë, rritja e aksesit në financë dhe pronësi

by Java News
16/01/2020 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi sot se barazia gjinore në politikë është një ndër sfidat e adresuara nga Qeveria shqiptare përmes strategjive të saj, por sfidë mbetet rritja e aksesit në financë dhe pronësi.

Shqipëria tha ajo, gjatë samiti të “Grave të Biznesit” që nisi sot punimet në Tiranë, renditet ndër vendet me përfaqësimin më të lartë të grave në qeveri dhe Parlament, duke u kthyer madje në një stimul edhe për vendet e tjera në rajon e më gjerë.

“Jemi renditur në 5 vendet më të ekuilibruara në botë, sa i përket përbërjes së kabinetit me 53.3% të numrit gra dhe afër 30% në Parlament”, deklaroi ministrja Denaj.

Por, theksoi ajo, sfida tani mbetet mbështetja e gruas në biznes.

“Nga 15 781 biznese të regjistruara në 2019, 5 059 ose 32% e tyre administrohen nga gratë dhe 30% e tyre kanë aksionere grua. Ne synojmë krijimin e një mjedisi nxitës për gruan, rritje të fuqizuar të aktorëve që mbështesin gruan sipërmarrëse dhe rritjen e kapaciteteve drejtuese të saj”, u shpreh Denaj.

Një tjetër drejtim ku ne po punojmë në kuadër të fuqizimit të gruas, vuri në dukje Denaj, është rritja e aksesit në financë dhe në pronësi.

“Unë dje kam firmosur në Vjenë (Austri) së bashku me përfaqësuesen rajonale të Bankës Botërore një nga dy kontratat e kredisë që do të ndihmojnë ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në politikat për të rritur përfaqësimin e grave në prona”, deklaroi Denaj.

Marrëveshja, vijoi Denaj, përbën një hap të rëndësishëm për ta bërë gruan jo vetëm sipërmarrëse me aksione, por edhe me akses në financë për të hyrë në tregje të caktuara kapitale dhe për të rritur zërin e saj në kontekst të sipërmarrjes.

“Kjo marrëveshje prej 10 milionë eurosh me Bankën Botërore do të ndihmojë në rritjen e aksesit në pronësi e më pas në financë të gruas për ta çuar këtë sipërmarrje në nivele edhe më të larta përfaqësimi”, nënvizoi ministrja.

Një tjetër drejtim në të cilin duhet të punohet është edhe zgjerimi i gamës së arsimit profesional për disa industri si ajo e tekstileve, fason apo e përpunimit.

“Investimet e huaja direkte hyjnë në disa sektor që kërkojnë arsim profesional dhe kërkojnë gjininë femërore. Në industri si ajo e përpunimit, tekstileve apo fason, nevoja për arsim profesional është më e shtuar. Ne si qeveri duhet të bëjmë më shumë për zhvillimin e arsimit profesional dhe tregut e punës si dhe për të bashkuar këto dy elementë ofertën e kërkesën në mënyrë që të arrijmë në kohë sa më optimale përputhshmërinë e tyre, aty ku duhet dhe për të luftuar për një rritje dhe barazi të pagave”, deklaroi Denaj. /e.s/

Next Post
FOTO/ Përplasen dy makina në Lezhë-Shkodër, humb jetën 70-vjeçari

FOTO/ Përplasen dy makina në Lezhë-Shkodër, humb jetën 70-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In