Elseid Hysajn sezonin e ardhshëm mund të shohim me fanellën e Bajernit të Mynihut. Skuadra gjermane mund të thyejë rekordin transferimit, pasi është e gatshme për të paguar plotë 50 milionë euro për ta transferuar.
Klubi bavarez është rikthyer në garën për Elseid Hysaj, duke rivalizuar me Juventusin në Serinë A, Barcelonën dhe Atletikon e Madridit në La Ligan spanjolle dhe Mançester Junajtid e Arsenalin në Premier League.
Gazeta “Tuttosport” shkruan se kushti që transferimi të realizohet: pagesa e shifrës duhet të realizohet nga data 1 deri më 15 korrik.
Ky është afati i vetëm kohor kur klubet e interesuara për mbrojtësin shqiptar mund të mësyjnë për t’ia rrëmbyer 24-vjeçarin Napolit, me Hysajn që është një prej pikave më të forta të skuadrës së Sarrit dhe i ka bindur të gjithë me paraqitjet në nivele të larta.
Nëse Bajerni do të fitonte garën me klubet e tjerë të mëdhenj europian, blerja e Elseid Hysajt për 50 milionë euro do të vendoste edhe një rekord transferimesh në Bundesligën gjermane, pasi për momentin rekordin e mban Korentin Toliso për 41.5 milionë euro.
a.ç










