Projektet e financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, janë me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën
Për të inkurajuar aplikimin në përfitimin e këtyre fondeve kryeministri Edi Rama ishte në zonën e Mulletit.
“Agroturizmi është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për emigrantët, të cilët duan të investojnë kursimet e tyre, pasi u jep mundësinë që përmes investimit të tyre të kursimeve të mund të sigurojnë të ardhura më të larta sesa të ardhurat që sigurojnë nga puna në emigracion. Edhe kjo është tanimë e provuar dhe të gjitha rastet e zhvillimit të agroturizmit që ne i kemi sot në hartën e turizmit rural të Shqipërisë, flasin për këtë.
Për zhvillimin Rural kryeministri theksoi: Kërkon dije, zhvillimi rural kërkon inovacion, zhvillimi rural kërkon njëkohësisht edhe një vrap me kohën. Nëse shohim sot panoramën e zhvillimit tonë rural, kemi ende dy realitete që jetojnë paralelisht me njëra tjetrën. Nga një anë është realiteti i atyre që bëjnë sukses, pikërisht sepse i pararendin atyre pengesave, të cilat sjell vetvetiu ndryshimi i kohës. Ndërkohë që kemi dhe panoramën e atyre që nuk bëjnë sukses, të cilët kanë gjithmonë e më shumë pengesa, për shkak se përpiqen të mbijetojnë, duke mos iu përgjigjur kërkesave të kohës.
Thirrja e katër për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt. Buxheti i alokuar nga kjo thirrje për aplikim është 5,2 milionë euro, i bashkëfinancuar në 75 % nga fondet e BE dhe 25 % kontribut i buxhetit të shtetit”- Rama.
/b.h