• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

500 shtëpi të reja pas tërmetit/ Batutat e Ramës: Më ka marrë malli për 2 gishtat. Ne ju dhurojmë banesa, PD vetëm brava. Më lexonit librin e shtëpisë sa herë kaloja nga Laçi

by Java News
28/12/2021 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama qenë i pranishëm këtë mesditë në Kurbin, ku ka dhuruar banesa për 500 familje të prekura nga tërmeti.

Ai në fjalën e tij, nuk ngurroi të thumbonte opozitën, duke thënë se qeveria ofron banesa, ndërsa PD, vetëm brava, duke kujtuar këtu krisjen e brendshme të asaj partie. Sakaq, kryeministri falënderoi presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë.

Kjo ka qenë një nga pikat më të nxehta të plagës së madhe që hapi tërmeti dhe një nga punët më të mëdha që duheshin bërë, punë që në një mënyrë shembullore i shpreh me praninë e vet ky kompleks i mrekullueshëm, por që janë shumë më tepër se kaq. Këtu ne kemi rindërtuar shkolla dhe rindërtojmë shkolla e kopshte. Këtu po ndërtojmë një lagje të re, apartamente të reja me buxhetin e shtetit. Jemi duke ndërtuar spitalin që shpresoj të jetë gati në pranverë për t’i shërbyer banorëve. Kemi bërë ndërhyrje në infrastrukturën bujqësore.

E gjithë kjo sot është një punë në vazhdim, por këtu në këtë pikë e kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë skepticizmi më i madh, që nga thashethemi që këtu do prishet dhe s’do të na japin gjë mbrapsht. Më pas dhe thashethemi që do i ndërtojnë dhe do i japin me lekë. Më pas edhe thashetheme të tjera… Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje, e keni ju e ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë, këto shtëpi dhe ato që kishin njësi shërbimi më parë do të jenë falas, me dokumente pronësie e duke qenë se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos iu ndërrojnë bravën.

Ajo partia e shumicës këtu, aman ngrini dy gishtat se më mori malli. Këtu është shembulli që rindërtimi është bërë për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Rindërtimi nuk është bërë për socialistët, por për të gjitha familjet shqiptare që janë prekur nga tërmeti, socialistë, demokratë apo çfarëdo qofshin. Për të gjithë ata që duan të bëjnë foto me mua, apo ata që më lexojnë librin e shtëpisë kur kaloj nga Laçi . Në një moment shumë kritik për vendin ne ishim të vendosur të mos i linim vetëm.

Rindërtimi është një program për shqiptarët, që në momentin më kritik ne ishim vendosur të mos e linim vetëm, t’i gjendeshim pranë dhe nga dheu do i nxjerrë lekët. Edhe princi i kurorës, i Emirateve të Bashkuara ka financuar një lagje model që do të bëhet në Durrës.

Ashtu sikundër edhe fondacionet e subjekteve shqiptare që kanë bërë edhe ata punën e tyre. Por masivisht ky program është financuar masivisht nga qeveria shqiptare. Kjo është çështje zemre, bindjeje që kur ne në momentin që u sfiduam nga një fatkeqësi e natyrës duhet t’i provonim vetes që ne nuk mposhtemi. Atëherë kur sfidohemi nga e keqja ngrihemi më të fortë. Nga kjo sfidë dalim më të fortë. Kjo do të thotë që çdo familje që u rrënua sot ta ketë shtëpinë më të mirë e ta ketë falas. Është i vetmi program rindërtimi pas tërmetit, ku familjet nuk ngarkohen me asnjë qindarkë e detyrimi. Shumë shpejt do të vij viti që do të jeni të gëzuar dhe në këtë prag viti të ri, familjet që kanë 2 vite që presin do të marrin një shtëpi, një apartament”, tha Rama./m.j

Next Post
500 familje në shtëpi të reja pas tërmetit/ Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit

500 familje në shtëpi të reja pas tërmetit/ Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In