• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“50 vende pune për studentët nga Universiteti Bujqësor”

by Java News
18/01/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

”Në ditët e para të janarit kemi biseduar me gjithë stafin e Universitetit Bujqësor dhe kemi bërë një projekt partneriteti i cili është bazuar në 3 shtylla kryesore. E para është punësimi i gjithë studentëve që mbarojnë universitetin, e dyta është financimi i universitetit nëpërmjet mekanizmave që do krijojmë në ministri dhe e treta është kërkimi shkencor”.

Kështu deklaroi sot Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, një takim i organizuar me ministrat e përfshirë në grupin e punës, rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

”Në lidhje me punësimin kemi rënë dakord që jo vetëm praktikat mësimore që të gjitha agjencitë e varësisë së ministrisë po ashtu dhe aparati ministrisë është i gatshëm që të pranoj studentët e Universitetit Bujqësor por edhe praktikat profesionale mbas përfundimit të studimeve, të gjitha agjencitë do të vendosen në dispozicion të studentëve ekselentë për praktikat profesionale. Janë 50 vende të lira për 50 student që mbarojnë ekselentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës”, tha Çuçi.

Ai shtoi se, ”përsa i përket financimit po krijojmë atë që ne e quajmë ”fondi i përgjegjësisë sociale” dhe nëpërmjet këtij fondi ne do ndihmojmë me infrastrukturë dhe pajisje Universitetin Bujqësor.Kemi rënë dakord në terma të përgjithshëm që do financojmë kryesisht atë që universiteti e ka shumë të shenjtë që është ferma e universitetit që janë 130 hektarë që Universiteti Bujqësor i ka në dispozicion dhe ne do kontribuojmë drejtpërdrejt në infrastrukturë që atë ta kthejmë në një nga fermat më moderne në Shqipëri”.

”Gjithashtu përsa i përket financimit kemi rënë dakort që ekspertizën e Universitetit Bujqësor ne ta përdorim gjatë kërkesave që ne do kemi për marrje ekspertize në projekte të ndryshme qoftë me donator, qoftë me financim të buxhetit të shtetit. Është një dokument që po definohet, jemi duke u marr me detajet e fundit dhe shpresoj që shumë shpejt do ta konkretizojmë në një marrëveshje midis ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Universiteti Bujqësor të Tiranës”, përfundoi Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi.

/a.rada

Next Post
Turqia vijon provokimet, avionët “shkelin” qiellin e Greqisë

Turqia vijon provokimet, avionët “shkelin” qiellin e Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In