50 ushqimet më të shëndetshme të të gjitha kohërave
Këto janë ushqimet të cilat tani duhet të ishit duke i ngrënë. Të ngrënit shëndetshëm nuk është një proces i komplikuar. Për t’jua bërë më të thjeshtë, revista TIME ka bërë një listë me 50 ushqimet më të shëndetshme që ju duhet të konsumoni:
-Bananet
Pse janë të mira për ju: Ky frut tropikal është ndër të preferuarit e amerikanëve, bananet klasifikohen si barishte, emri korrekt i të cilave është “një tufë bananesh”. Bananet janë burim i shkëlqyer kaliumi që shërben për mbrojtjen e zemrës. Bananet rrisin sasinë e dopaminës, që janë kimikate të trurit që luftojnë depresionin.
-Manaferrat
Pse janë të mira për ju: Manaferrat janë të ngjyrave të ndryshme (të zeza, të arta, vjollcë), por të kuqet janë më të zakonshmet. Ngrënia e manaferrave parandalon sëmundjet duke penguar ndarjen jonormale të qelizave. Manaferrat janë burim i pasur flavanoidësh që përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe parandalojnë obezitetin e plakjen e parakohshme.
-Portokallet
Pse janë të mira për ju: Portokallet janë një ndër burimet më potenciale të vitaminës C, dhe janë thelbësore për çarmatosjen e radikaleve të lira, mbrojnë qelizat, dhe mbajnë në funksion sistemin imunitar. Ato përmbajnë dhe një flavonoid të fuqishëm që quhet herperidin që gjendet në lëkurë.
-Kivi
Pse është i mirë për ju: Ky frut ka më shumë vitaminë C se sa portokalli. Ai gjithashtu përmban dhe vitaminë E dhe një koleksion polifenolësh, që ofrojnë sasi të larta antioksidantësh. Fibra, kaliumi, magnezi dhe zinku që kivi përmban, shërbejnë për flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm.
-Shega
Pse është e mirë për ju: Shega përmban shumë vitaminë C dhe kalium, e më pak kalori se çdo frut tjetër. Sasia e polifenolit që përmban ndihmon në reduktimin e rrezikut të kancerëve.
-Boronica
Pse është e mirë për ju: Boronicat janë të pasura me një bimë kimike natyrore të quajtur antocianinë. Boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e shikimit, ulin sasinë e sheqerit në gjak dhe e mbajnë mendjen të mprehtë duke përmirësuar kujtesën
-Qitrot
Pse janë të mira për ju: Qitro mbase nuk përfshihet tek superfrutat, por llojet e ndryshme të këtij fruti kanë pak kalori dhe përmbajë lëndë ushqyese që shërbejnë për rënien nga pesha, pastrimin e lëkurës, rritjen e energjisë, dhe parandalimin e kancerëve dhe sëmundjeve të zemrës.
-Mandarinat
Pse janë të mira për ju: Një mandarinë ka më shumë antioksidantë se një portokall, dhe ky frut është i pasur me fibra që luajnë rol në reduktimin e sëmundjeve dhe mbështesin menaxhimin e peshës. Mandarinat janë burim i mirë i luteinës që ndihmon në reduktimin e sëmundjeve kronike në sy.
-Avokadot
Pse janë të mira për ju: Avokadot përmbajnë 20 vitamina dhe minerale, pjesa më e madhe e të cilave thithen nga trupi ynë. Avokado është i dobishëm ndaj sëmundjeve të zemrës dhe rënies së peshës.
-Domatet
Pse janë të mira për ju: Domatet janë si fabrikë lëndësh ushqyese. Ato janë të pasura në likopenë, një armë e fuqishme kundër kancerit. Likopena mbron qelizat e ADN-së me fuqinë e saj antioksiduese. Likopena gjithashtu ka aftësinë të stimulojë enzimat që çaktivizojnë kancerogjenet.
-Patëllxhani
Pse është i mirë për ju: Patëllxhani ngjyrë lejla i ndezur është një ushqim shumë i dobishëm që lufton sëmundjet e zemrës. Ai është i pasor me bimë kimike natyrale që mbrojnë aftësitë e gjymtyrëve.
-Pazi (në anglisht Swiss Chard)
Pse është i mirë për ju: Kur flasim për pazin, flasim për një burim lëndësh ushqyese të shumta. Pazija përmban betalain, vitaminë C, A, E dhe K, magnez, kalium, fibra, kalcium, një mori vitaminash B, zink dhe selen
-Kërpudhat
Pse janë të mira për ju: Kërpudhat përmbajnë një antioksidant që ndihmon në luftën kundër kancerit. Kërpudhat përmbajnë edhe një lloj vitamine që mbështet mekanizmat detoksifikues të trupit. Ato janë burim shumë i mirë vitamine D.
-Lakra jeshile
Pse janë të mira për ju: Kjo perime është e barabartë me syzet e diellit të nënës natyrë. E pasur me luteinë, lakra jeshile shpërndan pigmente në retinë që mbron sytë nga rrezet dëmtuese të diellit. Lëndët ushqimore që ndodhen në lakrën jeshile, ndihmojnë në reduktimin e kancereve, dhe mbrojnë kockat.
-Brokoli
Pse është i mirë për ju: Lëkura jonë, mushkëritë, veshkat dhe mëlçia janë vazhdimisht në proces detoksifikimi, prandaj i duhet dhënë një ndihmë. Duke ngrënë brokoli, keni gjetur një mënyrë të mirë. Brokoli mbron qelizat trupore nga sëmundjet
-Kopra
Pse është e mirë për ju: Kopra është një koktej vitaminash, përmban antioksidantë, vitaminë C, fibër. Një ndër lëndët ushqyese që kopra përmban është anetol, që ka treguar veti të mira në reduktimin e inflamacionit dhe sëmundjeve kronike.
-Hudhra
Pse janë të mira për ju: Hudhra ka merita serioze shëndetësore. Flavonoidët që ato përmbajnë mbrojnë sistemin imunitar dhe kyçet e gjymtyrëve. Është e mirënjohur për dobitë kardiovaskulare.
-Patatet e ëmbla
Pse janë të mira për ju: Edhe pse patatet e ëmbla përmbajnë pak më shumë sheqer natyral se patatet e bardha, ata janë një paketë e fuqishme lëndësh ushqyese. Ato përmbajnë shumë vitamina A, thelbësore për shikimin dhe shëndetin riprodhues. Ajo gjithashtu përmban vitamina B, fibra, kalium.
-Panxhari
Pse është i mirë për ju: Panxharët janë burim i mirë antioskidantësh dhe ndihmojnë në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe kolesterolit të keq LDL.
-Spinaqi
Pse është i mirë për ju: Spinaqi është ndër zarzavatet kryesore, sepse përmban sasi të mëdha vitamine A, kalium, hekur, kalcium, zink dhe selen që mbështesin funksionin e tiroideve.
-Lulelakra
Pse është e mirë për ju: Lulelakra që gjendet në versione të ndryshme është një produkt ushqimor vërtet i dobishëm në luftën kundër kancerit dhe detoksifikimit natyral të trupit. Është i pasur me lëndë ushqyese që ulin stresin oksidativ në qelizat tona.
-Zarzavate Collard
Pse janë të mira për ju: Bën pjesë në familjen e brokolit dhe lakrës së Brukselit. Ato konsiderohen si një ndër perimet më të rëndësishme. Ulin kolesterloin, dhe janë kundërshtare më të forta të kancerit se sa lakra jeshile. Janë thelbësore për shikimin, dhëmbët e lëkurën
-Qepët
Pse janë të mira për ju: Squfuri që qepët përmbajnë është përgjegjës për erën e athët që qepët kanë. Qepët janë burim i mirë vitamine C dhe B6, mangani, kaliumi dhe fibre. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i një antioksidanti që lufton inflamacionin dhe redukton simptomat alergjike.
-Kungulli i dimrit
Pse është i mirë për ju: Kungulli i dimrit është një perime jo e kushtueshme, por mjaft e shëndetshme. Është një nga burimet më të pasura të betakarotenit që lufton inflamacionin, gjithashtu ndihmon në zhvillimin e qelizave.
-Peshku ton
Pse është i mirë për ju: Ekspertët rekomandojnë të gjithë njerëzit, por sidomos gratë shtatzëna dhe ato që i japin fëmijës gji, të hanë çdo javë peshk ton pasi stimulon shëndetin e trurit dhe shmang rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare
-Sardelet
Pse janë të mira për ju: Sardelet janë të vogla por të plotfuqishme. Ato rivalizojnë salmonin kur vjen puna për përmbajtjen e acidit yndyror omega-3. Këto acide përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ushqejnë trurin tonë, stabilizojnë rrahjet e zemrës dhe mbajnë inflamacionin nën kontroll.
-Peshku Anchovy
Pse është i mirë për ju: Ky peshk gatuhet kryesisht në pjatat italiane, tajlandeze, spanjolle e koreane. Është i pasur me proteina, vitamina B, kalcium, hekur dhe acid yndyror omega-3. Përmbajnë sasi të pakta mërkuri
-Salmoni
Pse është i mirë për ju: Me kalimin e moshës, problemet shëndetësore janë të shumta, sidomos qelizat ADN dhe lëkura prishen me kalimin e viteve. Prandaj na vjen në ndihmë salmoni. Omega-3 në ushqimet si salmon ndihmojnë në reduktimin e thatësirës dhe ulin rrezikun e kancerit të lëkurës
-Mishi i zi
Pse është i mirë për ju: Mishi i bardhë është më i shëndetshëm por kjo nuk do të thotë se duhet të kemi frikë nga mishi i zi. Mishi i zi përmban mioglobinë, një proteinë që furnizon qelizat muskulore me oksigjen. Mishi i zi është më i pasur me vitamina B se sa mishi i bardhë. Duke qenë i pasur me proteina e bën atë të shijshëm.
-Buka e grurit
Pse është e mirë për ju: Fibra ka drithërat mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit kolorektal me 40%. Kur themi drithërat nuk do të thotë se domodoshmërisht duhet të jetë grurë.
-Kuinoa
Pse është e mirë për ju: Kuinoa në fakt është një farë, e pasur në aminoacide. Ato janë një burim i mirë proteinash për vegjetarianët. Gjithashtu kanë lëndë ushqyese anti-inflamatore dhe acide yndyrore që përmirësojnë shëndetin e zemrës. Përmbajnë vitaminë E, zink e fosfor.
-Farat e kërpi
Pse janë të mira për ju: Farat e kërpit nuk do t’ju ‘dehin’, por do t’ju bëjnë më të shëndetshëm. Një farë nga bima e kanabis sativa, përmban proteina, 9 amino acide thelbësore, acide yndyrore, vitaminë E dhe minerale. Farat kanë pak a shumë shijen e arrave të pishës.
-Tërshëra
Pse është e mirë për ju: Tërshëra janë të pasura me një lloj fibre të quajtur beta-glukan që ka aftësi të fuqishme për të përmirësuar sistemin imunitar dhe zvogëluar kolesterolin. Antioksidantët që ndodhen tek tërshëra mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Kanë aftësinë të mbajnë të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, ulin rrezikun e diabetit dhe kancerit.
-Kamut
Pse është i mirë për ju: Kamut është një drithë e lashtë, origjina e të cilit nuk është e qartë. Ngjan pak a shumë me orizin kafe, por është më me yndyrë dhe me shije më të ëmbël. Kamut është i pasur me proteina, vitaminë E, selen, magnez, zink, fosfor.
-Thjerrëzat
Pse janë të mira për ju: Thjerrëzat duhet të jenë pjesë e dietës së kujtdo. Ato përfshijnë 18 gramë proteina, 16 gramë fibra, dhe më pak se 1 gram yndyrë. Janë burim i shkëlqyeshëm zinku dhe vitamine B. Thjerrëzat stabilizojnë sheqerin në gjak, dhe ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës. Falë hekurit që përmbajnë thjerrëza ruajnë metabolizmin.
–Farro
Pse është i mirë për ju: Farro është paraardhësi i lashtë i grurit. Farrot kanë pak kalori dhe janë të pasura me proteina që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. Luftojnë kancerin nëpërmjet fibrës, vitaminave B dhe zinkut që përmbajnë.
-Arrat
Pse janë të mira për ju: Arrat janë një burimi i shijshëm i acideve yndyrore me bazë bimore dhe kanë më shumë polifenol se vera e kuqe. Arrat kanë aftësinë ta mbajnë zemrën të shëndetshme. Luftojnë kancerin, dhe kontrollojnë peshës trupore.
-Bajamet
Pse janë të mira për ju: Të pasura me acide yndyrore, bajamet kanë treguar se janë të dobishme në mbajtjen e niveleve të kolesterolit nën kontroll. Mbështesin sistemin imunitar, dhe ashtu si arrat janë një burim i mirë i vitaminës E që shmang plakjen e parakohshme.
-Farat Çia
Pse janë të mira për ju: Pavarësisht masës së vogël, farat çia kanë një sasi të pabesueshme lëndësh ushqyese. Aty gjenden fibra, proteina, acid yndyror omega3, kalcium, kalium dhe një sërë antioksidantësh.
-Farat e Lirit
Pse janë të mira për ju: Këto fara të vogla përmbajnë 100 herë më shumë lëndë ushqyese se tërshëra. Janë një burim i shkëlqyer acidi yndyror, fibre, vitaminash B, kaliumi dhe mineralesh si kalciumi dhe hekuri. Farat e lirit zvogëlojnë kolesterolin e keq LDL, ndihmojnë në luftën kundra kancerit, dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjes së osteoporozës.
-Vezët
Pse janë të mira për ju: Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore në aq sasi të vogël. Madje, kanë pak kalori dhe yndyrë si dhe proteina të tretshme. E verdha e vezës përmban një elemnt që është i dobishëm për mirëfunksionimin nervor. Ekspertët thonë se duhet të hani 2 vezë në ditë.
-Qumësht Kefir
Pse është i mirë për ju: Ky qumësht i fermentuar është një koktej që mbështet sistemin imunitar, përmirëson intolerancën laktoze, ndërton dendësi kockore dhe lufton bakteriet orale. Ashtu si produket e bulmetit, edhe Kefir është i pasur me kalcium, fosfor, proteina e magnez.
-Kosi grek
Pse është i mirë për ju: Kosi grek është burim i shkëlqyer kalciumi, kaliumi, natriumi e proteinash. Kosi grek pa yndyrë ka më pak kalori se kosi grek normal. Kosi grek ndihmon në stabilizimin e peshës e na bën të ndihemi të ngopur.
-Vaji i arrës së kokosit
Pse është i mirë për ju: Pavarësisht se me përmbajtje të lartë yndyre, vaji i arrës së kokosit është i mirë për zemrën, peshën dhe nivelet e energjisë trupore. Ky vaj është i përbërë nga një zinxhir trigliceridesh, që treten lehtë e që ndihmojnë trupin të djegë dhjamin e të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë.
-Vaji i ullirit
Pse është i mirë për ju: Falë elementëve fenolike që ka, vaji i ullirit përdoret për dobitë anti-inflamatore që ka. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka numrin më të madh të angioksidantëve. Ekspertët thonë se vaji i ullirit ndihmon në luftën kundër kancerit, përmirëson gjendjen e kockave dhe sistemin kardiovaskular.
-Qimnon
Pse është i mirë për ju: Qimnon është një erëz e zakonshme kuzhine, por përfitimet shëndetësore të tij janë më shumë se të zakonshme. Ato luftojnë infeksionet, inflamacionin, dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.
-Shafrani i Indisë
Pse është i mirë për ju: Shafrani i ildisë është erëz me ngjyrë portokalli. Pigmenti i saj e bën atë një agjent anti-inflamator. Disa studime kanë treguar se shafrani parandalon sëmundjen e Alzheihmer.
-Kanella
Pse është e mirë për ju: Edhe kanella ka aftësi të fuqishme për të reduktuar inflamacionin. Ajo ka aftësinë t’i japë përgjigjen e duhur insulinës, si dhe të ndihmojë në shëndetin e trurit e zorrës së trashë
-Çaji i kuq
Pse është i mirë për ju: Çaji i kuq është i pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet kronike apo degjenerative. Është i pasur me minerale si kalciumi dhe hekuri.
-Vera e kuqe
Pse është e mirë për ju: Polifenoli që gjendet në lëkurën e rrushit të kuq dhe në verën e kuqe, është i njohur për antioksidantët që përmban dhe vetitë kundër kancerit. Shkencëtarët besojnë se flavonoidët që gjenden te vera e kuqe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve koronale, ulin kolesterfolin e keq dhe rrisin nivelet e kolesterolit të mirë.