“Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë!”
Me këtë fjalë e komenton Presidenti Ilir Meta ndihmën prej 50 milionë euro të Bashkimit Europian në betejën kundër koronavirusit.
Ai ndan mesazhin e Bashkimit Europain ku detajohet ndarja e fondeve:
-4 milionë euro për pajisje dhe mbështetje shëndetësore
-11 milionë euro për mbrojtjen sociale
-deri në 35 milionë për rimëkëmbjen ekonomike.