Ngjyra hiri po i bashkohet të bardhës e të zezës në trendët më gjigantë të këtij viti.Kjo ngjyrë dhe nuancat e saj janë ndër favoritet e veshjeve të fundvitit. Fashionistat po i kombinojnë hijet e hirit me të zezën e të bardhën, shkruan Koha Ditore.
Mënyra minimale e të veshurit me hiri është ajo që po pëlqehet më së shumti.Përderisa sezonet fillojnë të ndryshojnë, ngjyra hiri dhe nuancat e saj po bëhen nuanca transicioni. Kjo ngjyrë po konsiderohet si ngjyra me aftësi të mëdha të neutralitetit.
Disenjatorët e stilistët po thonë se hiri kombinohet me të gjitha nuancat e mundshme që ekzistojnë në cilëndo paletë të ngjyrave. “Po bëhet më e mirë se kombinimi bardhezi”, ka thënë gazetarja e modës Micah Sarai. (b.an)