Barcelona ka njoftuar se Samuel Umtiti do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me kampionin spanjoll të hënën.
Futbollisti francez erdhi në Camp Nou nga Lyoni në verën e vitit 2016, transmeton KP.
Ai deri më tash luajti 83 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola, dhe me klubin katalanas fitoi një titull në La Liga dhe dy Kupat e Mbretit.
Kjo do t’i japë fund të gjitha spekulimeve për pakënaqësinë e Umtiti në Barcelonë dhe transferimin e tij të mundshëm në disa nga klubet e tjera. (b.an)










