• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 vite reformë në drejtësi, Xhafaj: Jemi në rrugën e duhur, opozita ka bërë gabim historik me anatemimin ndaj saj! SHBA e BE, garantët e pavarësisë

by Java News
22/07/2021 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Xhafaj, Kryetari i Komisionit të ngritur për Reformën në drejtësi 5 vite më parë, një prej personazheve më të rëndësishëm të konceptimit dhe bërjes së ‘arkitekturës së re’ të sistemit të drejtësinë në vend, thotë se gjithçka është arritur deri tani është rruga e duhur. Sipas tij reforma i solli sistemit në vetëm 5 vite ndryshime rrënjësore.

Në një intervistë të dhënë për gazetaren e Report Tv, Xhafaj thotë  se dhënia fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë është po ashtu moment i rëndësishëm për t’u shënuar në historinë e reformës në drejtësi. Por ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është i vetëdijshëm që procesi 5 vjecar është i shoqëruar edhe me gabime, por që sipas tij janë krejtësisht të parëndësishëm kur mendon përfitimet e arritura.  Ndërkombëtarët Xhafaj i sheh si bashkëprojektues të arkitekturës së sistemit të drejtësisë, ku besimi, mbetet investimi kryesor.

Ju jeni një prej njerëzve me kontributet dhe rol kryesor në ndërtimin dhe më pas miratimin e reformës në drejtës. A mendoni se i ka arritur reforma pritshmëritë që ju kishit?

Reforma është në fillimet e saj sepse nëse flasim për 2016, flasim për miratimin e projektit kushtetues që ishte baza e procesit reformues, por ishte vetëm hapi i parë. Rreth 30 ligje që zgjatën në kohë deri në 2019 janë dashur të miratohen nga Parlamenti. Nga 2019 e këtej ka filluar procesi i ngritjes së institucioneve. Nëse bëhet fjalë për 5 vjet nga miratimi i paketës kushtetuese bëhet fjalë vetëm për 2 dri në 3 vjet nga koha e fillimit të ngritjes së institucioneve të reja. Është një periudhë e shkurtër për mua nëse e krahasojmë me një periudhë 25 vjet të sistemit të drejtësisë me këtë periudhë 2-3 vjeçare dhe nga kjo pikëpamje ndryshimet janë cilësisht të ndryshme. Për 25 vjet kemi folur për një sistem drejtësie të kalbur, për një sistem nën kontrollin politik, për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të cenueshëm edhe të lidhur ,më botën e krimit. Kurse sot, flasim për gjyqtarë të shkarkuar e të ndëshkuar penalisht e të arrestuar në proces hetimi e gjykimi që deri dje as nuk mund të mendohej për shkak të korporatës të krijuar brenda sistemit. Sot flasim për pavarësi të plotë të sistemit nga dy pushtetet e tij. Sot ky projekt e ka ndërprerë kontrollin nga politika dhe dy pushtet e tjera. Sistemi demokratik të funksionojë siç funksion në çdo demokraci normale, kontroll dhe balancim mes tre pushteteve. Kjo reformë është në hapat e para, por hapa në drejtimin e duhur.

A ka pika të dobëta reforma?

E rëndësishme është që të shikojmë anëat pozitive. Unë nuk di të ketë një ligj perfekt, për rrjedhojë edhe ligjet e reformës nuk janë perfekte por janë ligje të standardeve më të mira ndërkombëtare. Çfarë nuk është thënë për shembull për ligjin e Vettingut. Nuk është problem ligji, por zbatimi i tij. Sot kemi rezultate domethënëse të këtij procesi me gjithë problematikat që mund të këtë në vetvete. Sot kemi rezultate konkrete. Padyshim që ka edhe ai probleme që mund të ishte edhe më i mirë por sot kemi gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga sistemi, edhe në një numër që ne nuk e kishim menduar, nuk e kishim parashikuar. Për rrjedhojë kjo dha efekte edhe në procesin e ngritjes së institucioneve sepse ky është një proces zinxhir. Nuk e kishim menduar se sistemi ishte kaq i kalbur. Por tani duhet të bëjmë një zgjedhje: Të mendonim se është më mirë ta mbanim ‘shejtanin’ brenda apo ta nxjerrim jashtë dhe të bënim gjënë e duhur. Unë mendoj se kjo e dyta është më e rëndësishme pasi ka të bëjë drejtpërsëdrejti me atë që është fondamentale në një shoqëri, me barazinë para ligjit. Mendoj se jemi në kahjen e duhur. Problemet që dalin janë probleme të vetë mungesës së parashikimit të disa dukurive që kishte sistemi, që dolën me vettingun.

Si zgjidhet kjo z. Xhafaj?

Është normale të ketë një analizë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Mund të ketë dhe ka zgjidhje për këtë, për vakancat e mëdha që kemi në sistem. Këta mendojnë se kemi memorie të shkurtër dhe harrojnë çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në 2017-n ne i kërkuam opozitës konsensusin për ndryshimin e një amendamenti në ligjin për Shkollën e Magjistraturës në mënyrë që t’i jepte mundësinë për fillimin e shkollës së 100 studentëve atë vit por nuk e morëm këtë konsensus. Dhe sot ne kemi 100 magjistratë më pak për shkak të këtyre njerëzve që çirren kundër reformës në drejtësi dhe e anatemojnë atë.

A ka ndikuar opozita me deklaratat e saja në avancimin e kësaj reforme.

Gabimi i rëndë që ka bërë opozita është pikërisht qasja kundër reformës në drejtës. Dhe është një qasja që do ta vuajë. Mazhoranca ka luftuar për këtë reformë. Ne e iniciuam këtë reformë duke marrë në konsideratë edhe pasojat. Opozita e vazhdon gabimin e saj me të njëjtën gjuhë, me të njëjtën qasje. Sot problematikat që has reforma janë edhe për pengesat që janë krijuar për shkak të sjelljes së opozitës. Pra ka disa mundësi që analizohen me kujdes, të vlerësohen dhe ndërhyhet me kujdes pa prekur thelbin shumë shpejt mund të japin efekte pozitive. Edhe vetë vettingu ka nevojë të përshpejtohet. Cilësia e njerëzve në sistem ndikon drejpërsëdrejti në cilësinë e dhënies nsë drejtësi.

Çfarë mund të ishte bërë diçka ndryshe?

Arkitektura e sistemit të drejtësisë është shumë e mirë . Ka vendosur pavarësi, balanca me 2 pushtetet e tjera por edhe balanca shumë të mira me institucionet e drejtësisë mes veti. Padyshim që siç ju thashë nuk ka ligj perfekt. Mund të kishte gjëra që mund të ishin zgjidhur në mënyrë të ndryshme. Ndoshta kriteret te vettingu duhet të ishin më ët forta. Roli i ONM do të duhet të kishte qenë pjesë e vendimmarjes, por kjo u kundërshtua nga kjo opozitë. Po ashtu ka gjëra që mund të lidhjen  me mandatet e drejtuesve të institucioneve që mund të ishin më të shkurtër. Por këto janë sekondare në raport me atë që është thelbi i reformës. Drejtësia shitej dhe blihej lirisht si në treg të madh ndërkohë që sot kemi një rezultat krejtësisht ndryshe. Vonesat që kemi janë thjesht tranzitore.  Shikoni Gjykatën e Lartë, me 7 veta po bën gjithë atë punë. Ka ndryshuar ajo që është themelore, kultura e vetë shërbimit. Qasja e vetë njerëzve brenda sistemit. Dhe ky është efekti më i rëndësishëm.

Si e vlerësoni rolin e ndërkombëtarëve në këtë moment në lidhje me reformën në drejtësi?

Një gjë e padiskutueshme! Pa ndërkombëtarët, pa rolin e Bashkimit Evropian dhe pa ndikimin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve së pari nuk do të kishte 140 vota në parlament për miratimin e projektit kushtetues. Përtej kësaj, BE e SHBA e kanë asistuar me këshilla, me logjistikë, janë duke e mbështetur të gjithë këtë proces reformimi.  Mund të konsiderohen bashkëautor të kuadrit ligjor, dhe sot janë kontribues në ngritjen e institucioneve të reja, por janë dhe garant për të ruajtur integritetin dhe paanshmërinë  e procesit, sidomos në kushtet e një klime shumë konfliktuale politike dhe në kushtet e mungesës së besimit të politika, dhe në kushtet luftës së ashpër që po i bëhet nga politika sistemit. SHBA-të kanë investuar besim dhe energji, asistencë të drejtëpërdrejtë për drejtësinë penale. Ato janë duke parë aty edhe frytet e punës së tyre.

Next Post
Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In