• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 vendet e ndaluara për turistët, arsyet janë të tmerrshme

by A R
21/08/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditët e sotme duket sikur në qoftë se ke para dhe dëshirë mund të shkosh kudo ku dëshiron. Por janë disa vende që është më mirë që askush të mos e sfidojë fatin dhe të shkojë. Ja cilat janë vendet që është ndaluar për turistët të shkojnë.

1.Ishulli Surtsey

Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli dhe lindjes së një jete të re. Që nga ajo kohë Surtsey, i emërtuar sipas personazhit mitologjik Surtr, zoti i gjigantëve të zjarrit, ka shërbyer vetëm për qëllime shkencore dhe konsiderohet një zonë  ndaluar për turistët.

2.Ilha da Queimada Grande

Ilha da Queimada Grande, që gjendet 35 km nga brigjet e Brazilit, duket si një parajsë e vërtetë. Por udhëtimin në këtë vend mund ta paguash me jetë, pasi është i pushtuar nga gjarpërinj helmues; me një sipërfaqe prej 0.43 km katrorë, ky vend popullohet nga 4 mijë gjarpinj. Një nga më të rrezikshmit është  bothrops insularis, ose gjarpri i artë. Ja pse autoritetet braziliane ndalojnë këdo për të vizituar këtë ishull, që quhet ndryshe edhe ‘Ishulli i gjarpërinjve’.

3.Ishulli i Sentinelit të Veriut

Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpia e një fisi të rrezikshëm të vendasve Sentinelas; ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe reagojnë ashpër ndaj çdo ndërhyrjeje. Sipas shkencëtarëve, banorët aborigjenë kanë kaluar 60 mijë vjet në izolim nga pjesa tjetër e qytetërimit. Këta njerëz e mbrojnë territorin e tyre në mënyrë aktive. P.sh, në 2014 ata qëlluan me shigjta një helikopter të qeverisë indiane, që fluturoi mbi ishull pas një cunami për të parë nëse vendasit kishin nevojë për ndihmë. Viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë të humbur; pas vrasjes së tyre qeveria indiane u kërkoi qytetarëve të qëndronin larg banorëve të Sentinelit dhe tokës së tyre.

4.Tempulli i madh Ise, Japoni

Në Japoni, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme

në të gjithë vendin është kompleksi i tempujve Ise Jingu. Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri; vetëm priftërinjtë e rangut të lartë dhe anëtarët e familjes perandorake lejohen brenda. Deri në vitin 1945 ‘Ise‘ ishte një vend edhe më i vështirë për t’u arritur: tempulli u nda nga bota e jashtme nga lumi Miyagawa, që simbolizonte kufirin me zakonshmes dhe të shenjtës. Murgjit e kishin rreptësishtë të ndaluar të kalonin lumin: besohej se kjo do të çonte në shkeljen e shenjtërisë së shenjtë dhe do të shkaktonte probleme për të gjithë të Japonisë.

5.Ishulli Gruinard

Në 1942, qeveria britanike bleu ishullin skocez të Gruinard për të realizuar teste të armëve biologjike, në veçanti të antraksit. Gjatë eksperimentit, u konstatua se antraksi kishte ndotur territorin për një periudhë të gjatë kohe, duke shkaktuar vdekjen e popullsisë në 95% të rasteve. Deri në vitin 1980, ishulli ishte një nga vendet më vdekjeprurëse në planet. Vetëm në 1986 shkencëtarët nisën më në fund ‘dezinfektimin’ e ishullin ogurzi, dhe ai u deklarua i sigurt në vitin 1990. Megjithatë, askush nuk u  vendos më aty. Ekspertët paralajmërojnë se spore Antraksi mund të kenë mbetur ende në tokën e ishullit, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i përshtatshëm për të jetuar për qindra vjet.

Next Post
Akuzat e PD, kreu i Arsimit në Dibër: Telefonatë kërcënuese nga Basha

Akuzat e PD, kreu i Arsimit në Dibër: Telefonatë kërcënuese nga Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In