Një operacion i policisë në rrethin e Beratit ka vënë në pranga pesë persona.
Bëhet fjalë për gjetjen dhe asgjësimin e mbi 360 rrënjëve kanabis, ndërkohë që shtetasit e ndaluar janë Behar Merkaj, Elson Agalliu, Ramadan Zadeja dhe F.Sh 17 vjeç.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe kryeplaky i fshatit Allambres, Hajri Selamaj.
Mësohet se pesë shtetasit e ndaluar akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike, të llojit kanabis sativa.









