Në 24 orët e fundit në Lezhë janë konfirmuar 5 raste të reja me qytetarë të infektuar nga koronavirusi.un
Një prej rasteve është bashkeshortja e policit të burgut që rezultoi pozitiv diten e djeshme.
Ndërsa katër të tjerët janë familjarët e një pacienti që ka qenë i shtruar në QSUT.
Njëra prej tyre është punonjëse në bashkinë Lezhë.
Gazetari i Panorama në Lezhë bën me dije se punonjësja e bashkisë, është tek sektori i Shërbimit Social.
Ajo mësohet se është infektuar bashkë me babain në QSUT.
Për pasojë, e gjithe drejtoria është izoluar ndërsa po bëhen analizat për ta.
Babai i punonjëses së bashkisë ndodhet i shtruar prej disa ditesh në QSUT.
g.kosovari











