Një infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Berat dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare në Mbrakull kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mësuesi i fizkulturës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë ka kontaktuar me drejtorin e shkollës Mbrakull, ku ky i fundit e ka drejtuar për të bërë tamponin dhe është karantinuar pranë banesës.
Ditën e sotme në Berat u regjistruan 5 raste të reja me koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja ditën e sotme.
49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,
/e.rr