• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

5 pikat e revolucionit, që harruan “pikën e vogël” të bregdetit

by Ylli Manjani
23/06/2026 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Manjani
Që ditën e parë të tubimit në bulevard kam thënë se tashmë nuk kemi të bëjmë me një reagim mjedisor, por me një reagim politik. As me zonat e mbrojtura, as me hallet e bregdetit dhe as me gardhet e shembura apo të pashëmbura. Kjo tashmë është e qartë për këdo që dëshiron të shohë përtej sloganit të ditës.
Çdo tubim publik ka legjitimitetin e vet. Në demokraci njerëzit kanë të drejtë të mblidhen, të protestojnë, të revoltohen e të kërkojnë ndryshim. Kjo nuk vihet në diskutim. Por kur arsyet e vërteta fshihen pas maskave të rreme, kur njerëzit thirren për një kauzë dhe përdoren për një tjetër, atëherë kemi hyrë në territorin e mashtrimit publik. Dhe kjo, për mua, është e papranueshme.
Ndërkohë, nuk kam asgjë kundër pesë pikave politike që tashmë po artikulohen hapur. Përkundrazi, më mirë vonë se kurrë. Le të kërkojnë reformë politike, le të kërkojnë ndryshim sistemi, le të kërkojnë zgjedhje të parakohshme apo çfarëdo objektivi tjetër politik. Kjo është e ndershme. Kjo është e drejtpërdrejtë.

Mund t’i artikulojë kushdo: qoftë ndonjë zëdhënës i largët i Lindjes së Mesme, qoftë ndonjë vetëvendosës i ardhur për të na shpëtuar demokracinë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që kanë pasur në ndriçimin e demokracisë dhe shtetit të Kosovës, duket se u ka mbetur energji edhe për të zgjidhur problemet tona. Nuk kam asnjë problem me këtë.

Problemi im është gënjeshtra.

Rrena është ajo që më neverit. Mashtrimi publik është ai që më revolton. Sepse mashtruesi nuk ndalet te një gënjeshtër. Ai e ka mashtrimin mënyrë jetese. Mashtruesi është ajo qenie që ushqehet me emocionet e njerëzve. Fillimisht i gënjen, më pas i përdor, pastaj i vjedh dhe, kur i duhet, i flijon pa asnjë pendesë. Historia njerëzore është plot me revolucione të ngritura mbi gënjeshtra dhe të përfunduara në zhgënjim.

Prandaj, para se të brohorasim për revolucionin, të paktën të mos harrojmë se cili ishte sebepi.

Sepse ishin “piç*at” e vogla e të mëdha të bregdetit ato që ndezën fitilin. Ato u paraqitën si arsyeja e zemërimit, si simboli i padrejtësisë, si kauza e madhe që duhej mbrojtur. Për to u thirrën njerëzit. Për to u ndezën kamerat. Për to u shkruan statuset dhe u prodhuan lotët virtualë.

Sot, megjithatë, ato kanë humbur rrugës.

Kanë mbetur diku pas pesë pikave të revolucionit.

Ndërkohë, ato “piç*a” të vogla të bregut do të vazhdojnë të zhvillohen. Do të vazhdojnë të ndërtohen, me apo pa gardhe, me apo pa parulla, me apo pa revolucionarë të puplave që rrinë në një këmbë. Do të vazhdojnë të ecin përpara, sepse pas tyre ka investim, mund njerëzor, interesa ekonomike dhe vendime që merren në institucionet e këtij vendi.

Ndërsa revolucioni, tashmë i çliruar nga barra e bregdetit, mund të merret i qetë me atë që kërkon vërtet: reformën politike.

Kështu gjërat janë vendosur më në fund në vendin e vet.

Revolucioni kërkon ndryshim politik.

Qeveria dhe opozita janë në Parlament për të marrë vendime politike.

Dhe “piç*at” e vogla të bregdetit vazhdojnë rrugën e tyre.

Tani të paktën e dimë për çfarë bëhet fjalë.

Next Post
“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

June 24, 2026
“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

June 24, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin”, deklarata e Rutte ndez përplasje politike në Romë

June 24, 2026
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

June 24, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Përfundon “Poli i Dijes” në Korçë, Rama: Hapet kapitull i ri për arsimin dhe të rinjtë

June 24, 2026
Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

June 24, 2026
Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

June 24, 2026
Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

June 24, 2026
LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

June 24, 2026
“Donin ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”, deklarata e fortë e avokatit Cakrani: Do ta jap pasurinë time për Metën!

“Donin ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”, deklarata e fortë e avokatit Cakrani: Do ta jap pasurinë time për Metën!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In