• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(5) Majmuni Kiko, reflekton për hapjen e negociatave!

by Lutfi Dervishi
20/07/2022 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Sot kam vendosur të mbaj ditar për shkak të një ngjarje që dëgjova se është historike. Janë hapur negociatat me BE-në. Lajmin e mora vesh që në mëngjes te tregu bananeve, por nuk e kuptova: “U hapën a t’u mbylltë”.

Mendova se mos është ndonjë kod me të cilën komunikon majmuni Abu. Nuk i kushtova rëndësi se thashë se bëhej fjalë për dyert e ndonjë kontenieri, por në darkë dëgjova një fjali tjetër që më zgjoi kërshëri: “E hapëm rrugën për në BE a të bëfsha… udhët”.

Duke lexuar për udhën që kanë përshkruar këta njerëz që e kanë çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë, duke parë se këta mendojnë se janë më afër perëndive se ne majmunëve më bën përshtypje se pse zgjedhin të jenë gjithmonë në fund. Pse vonohen?

Të fundit me Rilindjen Kombëtare.
Të fundit me shkollën shqipe.
Të fundit me alfabetin.
Të fundit me Universitetin.
Të fundit me njëhsimin e gjuhës.
Të fundit që u larguan nga Perandoria Osmane.
Të fundit që shpallën Mbretëri.
Të fundit që ikën nga komunizmi.
Të fundit me hekurudha në Ballkan.
Të fundit me autostradë.
Të fundit me semaforë.
Të fundit që futen në BE?

Si shpjegohet kjo vonesë? Ka ndonjë lidhje me atë që thoshte 100 vjet më parë Konica: “Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku!”

Mos vallë vonesa është zgjedhje strategjike? Një lloj hileje për t’i rënë shkurt. Duan të mësojnë nga përvoja e të tjerëve dhe ta kenë më të lehtë rrugën?! Mos vallë këta njerëz më shumë se për rrugët mendojnë për rrugëdaljet?
Mos vallë vonesa është frymëzimi biblik?

Siç e thotë Mateu në Bibël: “të parët do të dalin të fundit dhe të fundit do të dalin të parët “
Por, këta i kanë prish kishat dhe xhamiat më 1967! Me INUK!

Kiko
Sarandë, 19 korrik 2022

Next Post
“Ndihemi të kërcënuar nga regjimi i Teheranit”, shtohen masat e sigurisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë

Të rekrutuar nga spiunët e Iranit, brenda rrjetit edhe shqiptarë: Çfarë ka gjetur SPAK mbi rrjetin e agjentëve

Comments 3

  1. Lutov Dervishov says:
    4 years ago

    Ej Lut,
    Me kikon,
    Nuk të ndan,
    Asnjë kut,
    Njesoj
    Kiko,
    Njesoj
    Ti,
    Kakë
    Bën
    Kiko,
    Mut
    Bën
    Ti

    Reply
  2. Leka says:
    4 years ago

    Me duket se Kiko we e ka qef Lutfi efeniu eshte pseudonimi i ketij gazetari me fame krahinore

    Reply
  3. Rik Stain says:
    4 years ago

    Ej Lekë, ke të bësh me VIP katundi ……..me famë krahinore … Gollobordëse….sigurisht edhe me shtetësi bullgare….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In