• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 Maji/ Negociatat dhe komunizmi ndajnë politikën

by Java News
05/05/2019 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e thellë politike nuk u reflektua në mesazhet tradicionale të përcjella nga Edi Rama dhe Lulzim Basha me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, por ajo u reflektua edhe këtë herë në oraret e ndryshme të vendosjes së kurorave me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vendosën buqetat e tyre rreth orës 10:00, ndërsa kreu i PD-së bëri të njëjtën gjë një orë më vonë. Mesazhi i dhënë nga të gjithë në thelb kishte një përmbajtje: atë që sakrifica e dëshmorëve të mos shkojë dëm dhe të shpërblehet me aspiratën e popullit shqiptar për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

Por, palët kanë ndasi të thella për rrugën që realizon këtë aspiratë të popullit shqiptar. Presidenti Ilir Meta, qëndroi mbi palët dhe në këtë ditë mesazhi i tij ishte thirrja për dialog. Edi Rama nga ana tjetër pretendon se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se aspiratën e integrimit po e minojnë forca të brendshme me agjendë politikën e tyre të ditës.

“Një forcë e brendshme përpiqet që të pengojë çeljen e negociatave duke e kthyer këtë aspiratë në një argument të politikës së ditës. Ne vjet morëm rekomandim pozitiv pa kushte. De facto, Shqiperia ka zhvilluar dhe zhvillon përditë një proces teknik që është procesi që kanë zhvilluar të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat. Qershori është afër dhe ne shpresojmë dhe besojmë që Komisioni Europian dhe më pas Këshilli Europian do të japë rekomandimin pozitiv pa kushte për çeljen zyrtare të negociatave”, deklaroi Rama.

Ditë reflektimi e bashkimi e konsideroi edhe Lulzim Basha. Por, ndryshe nga Rama, në mesazhin e përcjellë prej tij, nënkuptohet se në Shqipëri liria dhe vlerat e saj janë sërish në rrezik dhe për këtë kreu i PD-së kërkon një sakrificë nga të gjithë.

“Është një ditë reflektimi për t’u bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë. Përulemi me respekt përpara dëshmorëve të luftës antifashiste. Kujtojmë sot me dhimbje të madhe të gjithë ata që pasi sakrifikuan për lirinë kombëtare ranë fli e kthetrave të diktaturës gjakatare që shkatërroi, përdhunoi dhe vrau lirinë e qindra familjeve shqiptare. Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare. Sot është po kështu një ditë ku gjithsecili prej nesh të ndjejë mbi supe peshën e rëndë të sakrificës”, deklaroi ai.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, që ndan një qëndrim të përafërt me Partinë Socialiste sa i takon luftës nacionalçlirimtare përcolli në rrjetet sociale një mesazhin e saj, në fund të të cilit i përafrohet qëndrimit të Lulzim Bashës.

“Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!”, shkruan Kryemadhi.

Edi Rama u ndal edhe tek debati, më shumë publik sesa politik që ka shpërthyer në lidhje me një publikim të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, drejtuar nga Agron Tufa. Ky institut është akuzuar nga deputeti socialist, Spartak Braho dhe disa zëra të tjerë se po njollos luftën nacionalçlirimtare. Ky shqetësim iu ngrit edhe Kryeministrit në takimin e zhvilluar me veteranë dhe pasaardhës të tyre me rastin e 5 Majit.

Pak muaj më parë Rama u kritikua nga një pjesë e socialistëve për ceremoninë shtetërore dhe pjesëmarrjen me rastin e rikthimit në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit. Kryeministri mbrojti qëndrimin e tij.

“Unë do ta bëja prap edhe njëherë njësoj ceremoninë për Mithat Frashërin që të jemi të qartë, jo se kam ndonjë dilemë, s’kam dilemë lidhur me kufirin që ndan patriotët nga bashkëpunëtorët e nazizmit, por sepse unë s’i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët. I besoj domosdoshmërisë që ta kapërcejmë atë histori duke mos rënë kurrë në grackën e asnjë rehabilitimit të asnjë bashkëpunëtori të fashizmit dhe nazizmit dhe duke mos lejuaar që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cenohet një fije floku, cilitdo që mori armët për të luftuar”, deklaroi ai.

Kryeministri paralajmëroi se ndante mendimin se instituti i Agron Tufës kishte tejkaluar kompetencat e dhëna nga Kuvendi për veprimtarinë e tij duke u futur në periudhën e luftës. Për këtë pjesë, ai tha se do të vendosë vetë Kuvendi.

 

“Në këtë aspekt qëndrimi im është shumë i qartë dhe i palëkundur. Çfarë ndodhi dhe si ndodhi në pikëpamje të luftës për çlirim deri më 29 nëntor 1944 s’mund të jetë kurrë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i atij instituti dhe i takon Kuvendit të bëjë të gjitha vlerësimet në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit”, vijoi ai.

Nëse Rama zgjodhi një rrugë disi të mesme dhe jo aq agresive sa elementë të tjerë brenda Partisë Socialiste ndaj Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit e Agron Tufës, Partia Demokratike u pozicionua qartë në krah të këtij të fundit pak ditë më parë.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD denoncoi sulmet ndaj Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ndaj Bordit të Institutit, si dhe ndaj drejtuesit Agron Tufa, madje PD akuzon drejtpërdrejtë Edi Ramën si frymëzuesi i këtyre sulmeve.

“Linçimi publik, fyerjet raciste qe bien ndesh me kushtetutën, kundër drejtuesve të këtij institucioni të pavarur nga bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës dhe mosdistancimi i tij prej tyre, tregojnë se Edi Rama është organizator i sulmeve. Në këto 6 vite të drejtimit të Shqipërisë nga Edi Rama, enverizmi ka forcuar pozitat e tij në vend. Këngë, filma, dokumentarë, simbole e gjeste publike që glorifikojnë diktatorin komunist Enver Hoxha dhe regjimin e tij çnjerëzor, janë kthyer në normalitet gjatë qeverisjes së Ramës”, thuhet në deklaratën e PD-së./gazeta si

Next Post
Netanyahu i nxjerr dhëmbët Hamasit

Netanyahu i nxjerr dhëmbët Hamasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In