• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 maji i brekëgrisurve

by Dritan Hila
05/05/2025 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

5 maji është dita e dëshmorëve. Lidhet me vrasjen e Qemal Stafës. E caktuan komunistët në nder të shokut të tyre të rënë në përpjekje me fashistët. Si të tillë, përpiqen ta zhvlerësojnë, dikush nga turpi që ishte me pushtuesin, dikush nga bezdia që qëndroi indiferent, e të tjerë që janë edhe më të rrezikshëm, sepse janë spiunë të fuqive të huaja.

Mirë apo keq, kjo është dita simbolikë e gjithë dëshmorëve. Është dita e atyre që ranë për të sjellë Pavarësinë, e atyre që ranë për të mbrojtur shtetin shqiptar, e atyre që ranë për çlirim, e atyre që ranë kudo ku flitet shqip, të atyre që ranë në mbrojtje të Atdheut me uniformën e mbretërisë, të republikës, të UÇK-së, apo pa uniformë fare.

Është një ditë që duhet të nderojmë, qoftë edhe me një mendim, ata që ranë për këtë Atdhe dhe Komb. Është dita kur duhet të kujdesemi për varret e tyre. Sepse një 20, 30, apo qoftë edhe 70 vjeçar që ka dhënë jetën për këtë vend, respekti është i vetmi çmim që mund të pranojë. Se nëse nuk respektojmë ata që dhanë jetën për kombin, si mund t’i kërkojmë këtyre që janë sot në moshën e mobilizimit, kur lufta është në prag, të mbrojnë Atdheun.

Amerikanët nderojnë këdo që ka rënë nën flamurin amerikan, qofshin këto luftëra të padrejta apo jo; britanikët, rusët, francezët, italianët, po ashtu, pavarësisht nëse kanë rënë në luftëra çlirimtare apo koloniale. Edhe japonezët dhe gjermanët, nderojnë ata që kanë rënë në emër të Gjermanisë dhe Japonisë, edhe pse në luftën e fundit i kallën botës tmerrin me barbaritë e tyre.

Asnjë komb serioz nuk mund të pretendojë vazhdimësinë nëse nuk respekton ata që lidhën themelet e tij me gjak. Sepse varrezat e dëshmorëve i mbushin ata brekëgrisurit por që përbëjnë edhe kombin. Shikoni luftën në Ukrainë: oligarkët ia mbathën bashkë me këlyshët e tyre. Kurse ata që mbushin varrezat janë bijtë e popullit.

Shikoni historinë tonë ku pinjollët e bejlerëve i shiteshin blerësit më të parë kurse bijtë e popullit mbushin varrezat e dëshmorëve. Ndaj dita e dëshmorëve ka kaq rëndësi, pasi është dita kur një komb ka respekt për veten e tij, është dita e popullit.

Next Post
Sondazhi i McLaughlin & Associates/ Partia Socialiste, forcë e parë në Tiranë! Merr 20 mandate, 13 për Partinë Demokratike

Sondazhi i McLaughlin & Associates/ Partia Socialiste, forcë e parë në Tiranë! Merr 20 mandate, 13 për Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

February 20, 2026
FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

February 20, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Rama në SHBA, reagon Mediu: Vizitë normale! S’ka asgjë të veçantë që u takua me Trumpin

February 20, 2026
LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

February 20, 2026
VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

February 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

“Berisha helm i gjallë”/ Çupi: PD edhe në qeveri edhe në opozitë vetëm djeg dhe vret

February 20, 2026
Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

February 20, 2026
NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

February 20, 2026
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In