• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

by Bajram Peçi
01/05/2025 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ditët e shënuara përfaqësojnë njëra përkujtimin e lavdisë së dëshmorëve të rënë për atdheun dhe tjetra, ditën kur Shqipëria u çlirua nga pushtimi fashist italian e nazizmi gjerman. Pothuajse pa përjashtim, kush nderon ditën e dëshmorëve dhe ditën e çlirimit, votën ia jep asaj partie që ndan një mendim e një qendrim për këto data përkujtimore. Kjo ështe njëherësh dhe përgjegja e pyetjes: kush do fitojë?

Çdo pyetësor, që rreket këto ditë për të kryer sondazhe, si Barometri Euronews Albania, sondazhi që po kryen instituti Piepoli, Top Channel në sondazhin që kryen në bashkëpunim me kompaninë amerikane “McLaughlin and Asociated”, ai i News 24, etj., pyesin parreshtur lart e poshtë, por nuk e kanë kriter të marrin informacion: me kë kanë qenë paraardhësit e tyre, me aleatët që luftonin kundër Boshtit Nazist apo me bashkëpunëtorët e fashizmit? Po ta kishin, do ndjeheshin më të lehtësuar në nxjerrjen e përfundimeve të hamendësuara!?

Në imagjinatën e turmave shkaqet e këndvështrimit historik janë herë-herë abstrakte, madje dhe prozaike kur dëshirojnë emocion, ndërsa, kur bëhet fjalë për votën, në ndërgjegjen kombëtare historia është e gdhëndur në memorie. “Dardha nën dardhë bie”, përdoret nga populli sa për ngjashmërinë fizike aq dhe për genin moral të trashëguar. Bij e bija, nipër e mbesa, më së shumti krenar për rrënjët dhe origjinën shoqërore, ndjekin traditën e qendrimet e të parëve të tyre. Respektojnë etërit, por dhe veten, dinjitetin që mbartin prej të parëve. Përjashtimet nuk bëjnë dot rregull tjetër, çështje numrash!

LANÇ-i ishin e vetmja forcë e armatosur që luftuan kundër pushtuesit, në mbrojtje të lirisë. Të tjerë të armatosur, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, u bënë palë me gjermanët, u rreshtuan ushtarakisht e politikisht në krahun e gabuar. Ky qendrim i bashkëpunimit me pushtuesit hitlerian, regjimin më të egër e barbar që kish parë ndonjëherë Europa, ishte një tradhti ndaj atdheut, që përfshiu klasën feudale, bejlerë e agallarë, “familjet e mëdha”-pronarë të tokave të dhuruara nga Porta e Lartë për shërbimet prej skllavi. Ata që luftuan dhe dhanë gjakun e tyre në beteja, të rënët në masakrat e operacioneve ndëshkimore, të vdekurit në kampet e përqendrimit janë të gjallë si martirë e të tillë do mbeten në kujtesën dhe ndërgjegjen e pasardhësve të tyre.

Me shembjen e sistemit komunist, ranë njëherësh dhe “obeliskët” e datave paërkujtimore. Uzurpatorët e lëvizjes demokratike u dhanë ballistëve, pinjollëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit, aleancën, administratën berishjane dhe postet ku vihej pasuri shpejt e pa lodhje. Rreshtimi i ballisto-zogistëve në krahun e gabuar, krah armikut, u harrua! Ky është momenti që njëherësh harrohet edhe nderimi e kremtimi i Ditës së Dëshmorëve.

5 Maji është më e ekspozuara përkujtimore e inatit të Partisë Demokratike dhe aleatët e saj. Ata kurrë nuk shkelën në varrezat e dëshmorëve të atdheut, për të nderuar në 5 Maj partizanët që dhanë jetën e derdhën gjakun në lulen e rinisë, jo të motivuar politikisht, por për çlirimin e atdheut, për rikthimin e lirisë. Ndodh kështu nga shkaku se këta partizanë, që preheshin në varreza, ishin armiqtë e baballarëve të tyre, me të cilët ishin ndeshur dhe kishin humbur. Këta të dëbuar nga historia, as kishin mësuar gjë, as kishin harruar gjë nga shkaktarët që i rrëzuan nga froni, siç dhe pala tjetër nuk i harron ata, që kur u rrëzuan, lanë një Shqipëri të mjerë, thellësisht të prapambetur, feudale e me 95 përqind të popullsisë analfabete.

Partia Socialiste, ndonëse e ka në programin e vet, jo gjithnjë ka patur vëmendjen ndaj kësaj shtrese dhe këtyre dative. Edhe pse kryetari i saj, me shkujdesjen e shijeve personale rehabiliton me arrogancë të pakorigjueshme historinë e ndonjë prej krerëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit, është e drejta e saj për të marrë qendrimin e ”Paternalistit”! Në raste votimesh, si tani, nxiten ecejaket për të forcuar akoma më shumë lidhjet që bashkojnë PS-në me familjet e ish luftëtarëve, familjet e dëshmorëve, votuesit tradicionalë të saj. Brënda këtij synimi është dhe vizita e premtuar e Edi Ramës për të firmosur në Kuç të Labërisë parashikimin dhe premtimin e shumicës parlamentare me mbi 77 deputetë.

Po pse në Kuç? Sepse është simbol i luftës për liri e pavarësi. Po the Kuç, i ke thënë e përmendur gjithë krahinën e Kurveleshit dhe Lumin e Vlorës, të cilave, ndonëse ke guximin e u merr ujin e jetës së tyre, ujin e Lumit të Shushicës për t’ja dhënë Himarës, njëherësh i trajton si hambarin tënd?! Dhe ata do ja japin, se për fatin e Partisë Socialiste, përballë, te pala tjetër, te Sali Berisha dhe klani i tij fisnor, ata shohin njeriun që nocionin “Shtet” e ka tërësisht të huaj, siç ndodh me tribute, ndërsa te PS-ja shohin forcën e vetme politike të aftë për drejtim, pavarësisht vështirësive të rritjes. Kur u desh që të iknin nga pushteti, marrja e të cilit ishte aksidenti Meta, vendosja e rregullit “Shtet” i ngjante pastrimit të stallave të mbretit mitologjik Avgjia.

Përkujtimi i Ditës së Dëshmorëve, 5 majit, ka hyrë prej vitesh në rrjedhën e politikës, e nderuar për shumicën dhe e mohuar për të tjerë, të dënuar të mbeten në opozitë ngase janë pakicë e se në varrezat e dëshmorëve nuk kanë kënd t’i përulen. Gënjeshtrat e rezolutës PPE (mbase të paguara, siç është zakoni i të pandëshkuarit për krimet) për “votat që PS po blen (!?)”, është një imagjinatë që nuk gjen dot viktima te populli i 5 Majit.

Lavdi të përjetshme heronjve të kombit! Rroftë e qoftë në shekuj 5 Maji, Dita e Dëshmorëve!

Next Post
Jo si kredi, Rama në Kuçovë: BE do na japë 1 mld € çdo vit!

Jo si kredi, Rama në Kuçovë: BE do na japë 1 mld € çdo vit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In