• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

5 gjyqtarët që u larguan nuk i kanë shpëtuar hetimeve për pasurinë

by A R
01/02/2017 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga më shumë se 800 gjyqtarë dhe prokurorë që duhet duhet të dorëzonin dokumentet justifikuese të pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, rezulton se 5 prej tyre kanë refuzuar t’i nënshktrohen procesit të verifikimit të pasurisë.

Burime brenda ILDKPKI i thanë BIRN se 5 gjyqtarët dhe 1 prokuror nuk kanë dorëzuar asnjë dokument  justifikues të  pasurisë së tyre, deri më 31 Janar, ditë në të cilën ka skaduar afati i paraqitjes vullnetare  të  dokumentacioneve , në zbatim të ligjit, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese,  Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë, Ilir Çeliku anëtar i gjykatës së Apelin e Vlorë, Sokol Berberi, anëtarë i dorëhequr i Gjykatës Kushtetuese dhe Ilir Pashaj, anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasani, nuk kanë paraqitur asnjë dokument pranë ILDKPKI-së, çka menjëherë i përjashton ato nga sistemi i drejtësisë.

Sipas ILDKPKI, edhe pse gjyqtari Berberi ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese, ai duhet të kishte plotësuar formularin e rivlerësimit të pasurisë.

Gjyqtare nuk do të jetë më as Drita Velaj, që deri më tani kryente këtë funksion në gjykatën e rrethit të Kukësit.  Velaj  dhe pse ka dorëzuar  dokumentet e pasurisë dhe burimin e të ardhurave të saj, për shak të daljes në pension nuk do  t’i nënshtrohet  procedurave të rivlerësimit të pasurisë së saj.

Ndërsa  prokurori që nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion është Sulejman Tola,  prokuror në rrethin e Krujës. Tola ka deklaruar gjithashtu në media se ai është në prag të pensionit.

Sipas nenit 56 të ligjit për “Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,” subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Burime zyrtare i thanë BIRN se gjyqtarët që kanë refuzuar  të dorëzojnë dokumentacionin nuk janë imunë ndaj hetimeve. Në çdo rast, nëse ndaj tyre ka  dyshime se burimi i pasurisë së tyre, nisur nga deklarata e  dorëzuar deri më tani, nuk është i justifikuar,  hetimet mund të hapen në çdo kohë,

Në kuadër të reformës për drejtësi, çdo prokuror dhe gjyqtarë do i nënshtrohet procesit të rivlerësimit të pasurisë , kontrollit të  figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Ky proces fillon me dorëzimin e dokumentacionit të plotë  në ILDKPKI. Gjyqtarët dhe prokurorët  duhet të dorëzojnë dokumentacion ligjor për burimin e çdo pasurie në pronësi, të paluajtshme, të luajtshme, likuiditete, vlerën e aksioneve, letrave me vlerë . Për inspektorët e ILDKPI-së subjekt të rivlerësimit janë dhe  personat  e lidhur  me anëtarët e sistemit të drejtësisë.

Në bazë të ligjit  “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,   ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, fillon një procedurë të plotë kontrolli i cili duhet të përfundojë jo më vonë se 180 ditë nga dita e depozitimit të deklaratës së pasurisë së subjekteve.

Inspektorët e ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit mund të kërkojë informacione edhe në Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë .

Ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç njihet ndryshe ligji i vetingut konsiderohet më i rëndësishmi i një pakete prej 7 ligjesh të paketës së reformës në drejtësi.

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë është një ndër çështjet më të debatueshme në Shqipëri. Para pak kohësh,  Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi  se i ka revokuar vizat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre,” u tha në njoftimin zyrtarë./b.d

Next Post
VIDEO/ 2 mijë argjentinas pluskojnë duke kapur duart… një rekord i ri Guinnes

VIDEO/ 2 mijë argjentinas pluskojnë duke kapur duart... një rekord i ri Guinnes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In