• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

5 ditë para se Biden të zbarkojë në Romë dhe 2 javë nga inaugurimi i Trump. Çfarë dihet për vizitën e “fshehtë” të Melonit në SHBA dhe takimi me presidentin e zgjedhur

by A M
05/01/2025 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Giorgia Meloni mbërriti në Mar-a-Lago në orën 19.29 me orën lokale, pasi avioni u ul në Champino, në aeroportin e Palm Beach. Vizita u mbajt e fshehtë. Në Florida, Melonin e priste presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump.

Pamjet e para nga takimi treguan kryeministren Meloni, presidentin Trump dhe në krah të tyre, Senatori i Floridës, Marco Rubio i emëruar Sekretar Shteti nga Trump, Kongresmeni i Floridës, Mike ëaltz, i emëruar këshilltar për sigurinë kombëtare, Scott Bessent, i emëruar sekretar i Thesarit, ambasadorja italiane në SHBA, Mariangela Zappia dhe sipërmarrësi nga Teksasi, Tilman Fertitta, emëruar ambasador i SHBA në Itali.

Në këtë takim nuk u pa miliarderi Elon Musk, por ai mund të ketë luajtur një rol në organizimin e takimit.

Gjatë takimit, Trump ka vlerësuar Melonin si “një grua fantastike”, duke iu drejtuar të pranishmëve në sallën e pritjes. “Me të vërtetë e pushtoi Europën”, ishin fjalët e Trump. Ndërsa Marco Rubio, duke i uruar mirëseardhjen kryeministres italiane, më pas e përkufizoi atë: Një aleate e shkëlqyer, një lidere e fortë.

Më pas, Trump, Meloni, Rubio, Watz dhe Bessent u ulën në audiencë dhe deri në orën 22.20 të mbrëmjes morën pjesë në premierën e dokumentarit “Eastman Dilema” mbi zgjedhjet e 2020, ku sistemi gjyqësor akuzohet se ka shënjestruar konservatorët si Jon Eastman, avokati i Trump i cili humbi kualifikimin e tij për të ushtruar profesionin në gjykatat e shtetit të Kalifornisë dhe u konsiderua bashkëspunëtor në padinë federale të ngritur kundër Trump për përpjekjet e tij për të penguar certifikimin e zgjedhjes së Joe Biden.

Bisedimet për rastin e Cecilia Sala

Takimi i Melonit me Trump do të ishte gjithashtu një mundësi për të folur për rastin e Cecilia Sala, një gazetare italiane nga Il Foglio dhe Chora Media e cila është arrestuar nga Irani që prej 19 dhjetorit, si dhe për ccështje të tjera që janë të përzemërta për Italinë dhe Europën, si tarifat dhe lufta në Ukrainë.

Neë York Times shkroi në mbrëmje: Irani ka arrestuar vazhdimisht të huaj dhe individë me shtetësi të dyfishtë për t’i shkëmbyer me para dhe njerëz të tjerë. Një person i informuar për takimin deklaroi se Meloni ka këmbëngulur në çështjen e Sala. Ajo u arrestua në 19 dhjetor 2024 dhe mbahet në izolim në burgun Evin, ndërkohë që ende nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj saj. Arrestimi i gazetares mendohet se ka lidhje me prangosjen me urdhër të SHBA në Milano në 16 dhjetor të Abedini Najafabani me akuzën se kishte mbështetur Pasdaran të Teheranit në blerjen e pajisjeve teknologjike që montohen në dronët e përdorur nga Garda Revolucionare; në veçanti sistemin e navigimit të modelit të dronit që më 28 janar 2024 vrau 3 ushtarë amerikanë në një postë jordaneze dhe plagosi 38 persona të tjerë. Për këtë arsye, SHBA-të arrestuan edhe Mahdi Mohammad Sadeghi, një inxhinier iranian, rasti i të cilit është i lidhur ngushtë me atë të Abedinit, ndërsa i kërkon Italisë ekstradimin e iranianit, i cili rrezikon burgim të përjetshëm.

Takimi mes Melonit dhe Trump zhvillohet pesë ditë përpara vizitës së presidentit në largim Joe Biden, presidentit aktual amerikan, në Romë dhe dy javë para inaugurimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Pas darkës dhe takimit me Trump, Giorgia Meloni u largua nga Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në Romë. Sipas faqes së internetit Flightradar24, avioni i kryeministrit italian u nis pak pas orës 23:00 me orën lokale (pesë të mëngjesit sot në Itali) nga aeroporti Palm Beach./ Corriere

Next Post
Aliçka: Realiteti shqiptar është më i mirë se perceptimi ndërkombëtar

Aliçka: Realiteti shqiptar është më i mirë se perceptimi ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In