Pas arrestimit të Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos, dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, ka shkuar për ta takuar në qeli kryebashkiakun e ri tashmë të Himarës.
Qëllimi i kësaj vizite është informimi mbi gjendjen shëndetësore të Belerit, kushtet e ndalimit të tij, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen edhe veprimet e radhës që do të merren nga Athina zyrtare lidhur me arrestimin.
Fredi Beleri qëndron prej 5 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.
/s.f