• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

4IG forcon kompanitë ONE dhe ALBtelekom në Shqipëri

by Java News
28/07/2022 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përzgjidhet ekipi drejtues që do udhëheqë integrimin e dy kompanive

Pikat kryesore:

 Fillon procesi i bashkimit të One Telecommunications dhe ALBtelecom:

4iG Plc. emëroi menaxhimin e përbashkët të kompanive.

 Ekipi drejtues do të ketë në fokus kryesor procesin e integrimit të dy kompanive dhe do të drejtojë kompaninë e re, pas integrimit.

 Emil Georgakiev, Drejtori i deritanishëm i One do të drejtojë të dy kompanitë.

 Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore.

 Nën menaxhimin e ri, 4iG do të përmirësojë portofolin e produkteve, cilësinë e shërbimit, përvojën e klientit dhe efiçencën e kompanisë.

 Kompania ka për synim të jetë lider në tregun e shërbimeve ICT në Shqipëri.

Bashkimi i One Telecommunications dhe ALBTelecom tashmë ka nisur. Aksioneri kryesor, 4iG International, ka emëruar Drejtor Ekzekutiv Emil Georgakiev dhe ekipin e ri që do të drejtojë njëkohësisht One Telecommunications dhe ALBtelecom në procesin e integrimit të dy kompanive. Bashkimi i departamenteve të ngjashëm si edhe unifikimi i grupeve të punës të të dyja kompanive do të jetë detyra kryesore e drejtorëve të sapo emëruar.

Ekipi i ri menaxherial përbëhet nga drejtuesit ekzistues të kompanive. Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore. Në rolin e Drejtorit Ligjor, Rregullator dhe Përputhshmërisë është emëruar Ervin Shpori.

Në pozicionin e Drejtorit Financiar Borislav Borisov; Drejtor i Teknologjisë Ilir Duka. Svetoslav Nanchev në pozicionin e Drejtorit të IT-së;

Indrit Daci në pozicionin e Drejtorit Komercial për Biznesin; Athanasios Paraskevas në pozicionin e Drejtorit Komercial për Konsumatorët;

Ornela Bego do të drejtojë departamentin e Marrëdhënieve të Korporatës dhe Komunikimit;

Iris Pekmezi do të vazhdojë karrierën e saj si zv. Drejtore e 4iG për Ballkanin Perëndimor dhe Jonilda Filipi, në rolin e Drejtores së Komunikimit të 4iG për Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi shumë besim te profesionalizmi i ekipit të përbashkët menaxhues, të cilët kanë aftësitë për ta shndërrruar në sukses bashkimin e kompanive. Objektivi i drejtuesve të rinj është i qartë: pas bashkimit, ne synojmë të jemi lider në tregun shqiptar.” – theksoi Gellért Jászai.

“Emërimi i tyre është një hap i rëndësishëm në transformimin e dy kompanive. Unë personalisht jam i sigurt se ky ekip do të sjellë sukses afatgjatë për kompaninë, edhe pas integrimit.” – shtoi Kryetari i Bordit në 4iG Plc.

Bashkimi i dy kompanive do të sjellë produkte dhe shërbime cilësore në 4P (rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet). Punonjësit e One Telecommunications dhe ALBtelecom kanë përvojë dhe ekspertizë të gjerë, për këtë arsye 4iG International ka marrë vendimin të themelojë qendrën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, nga ku do të menaxhohet portofoli rajonal i Grupit.

Next Post
Drejtori i Doganave Genti Gazheli reagon ndaj akuzave: Gjobë mediatike, shantazh dhe hakmarrje e pronarit të medias për gjobitjen e biznesit të tij

"Lloj lloj karagjozësh si puna e këtij halldupit...!"/ Drejtori i Doganave, akuzon PD-në: Jeni bërë ushtarë të një evazori në dogana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In