Të paktën 47 luftëtarë kanë mbetur të vrarë nga përleshjet mes Shtetit Islamik dhe rivalëve të tyre, rebelëve sirianë, raporton Al Jazeera.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia po planifikonin që të hapnin një front të ri lufte kundër militantëve të ISIS-it.
Luftimet kanë filluar të premten në qytetin Marea, 20 km larg kufirit me Turqinë.









